Presheva në këmbim të autonomisë territoriale
Autori: Gazeta inFokus
11:14 | 10 August 2018
Debati i hapur për një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka filluar të marrë një rrjedhë deformuese sa i takon pozicionimit mbarëshqiptarë lidhur me këtë marrëveshje që po quhet finale dhe e obligueshme për të dy palët. Fajtori kryesor për këtë lloj deformimi është Presidenti Hashim Thaçi i cili me një sjellje, prej autokrati tipik, ka filluar betejën e monopolizimit të çdo ideje të mundshme në këtë proces
Nga Shemsi Syla
Pa u konsultuar paraprakisht po thuajse me asnjë nga faktorët relevant në Kosovë, Thaçi nga deklarimet se kompromisi i marrëveshjes finale me Serbinë do të jetë i dhimbshëm, papritmas doli tek ideja e korrigjimit të kufijve që mundëson bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
Thaçi, kështu po luan me idenë e manipulimit të krijosh problemin e më pas të ofrosh zgjidhjen e tij. Këtë lloj manipulimi Thaçi po e bënë në koordinim me Vuçiqin i cili dje deklaroi se pajtohet për ridefinim të kufijve (demarkacion) me shqiptarët në Kosovë. Por ka deklaruar se nuk mund të flas se për çfarë po bisedon me shqiptarët e Kosovës, sepse kjo do të zbulonte kartat e Serbisë në bisedime.
E për dallim nga Vuçiqi i cili nuk shpalos ide e opsione por i ruan për tavolinën e bisedimeve, Hashim Thaçi mundësitë për këmbim idesh për hartimin e një platforme përmes një koncenzusi gjithëpërfshirës i ka shëndërruar në debat në opinionin publik për apo kundër ideve të tij e jo të një platformë kombëtare.
Thaçi kështu po e shterrë debatin konstruktiv po i mbytë idetë dhe propozimet. Sa del një ide apo një propozim që ai nuk e ka thënë menjëherë thërret konferencë shtypi dhe e plason edhe si ide dhe qëndrim të tij dhe tash kur e ka mbytur debatin publik po deklaron se ka edhe një plan (B) nëse këto që po i thotë publikisht nuk realizohen.
Por megjithate edhe pse e ka personalizuar dialogun ende nuk është në gjendje të jap përgjigje në pyetjet që janë shtruar në opinionin publik:
1. Pse Thaçi dhe Vuçiqi po flasin në sinkron me njëri tjetrin? A kanë ata një marrëveshje kornizë paraprake të panjohur deri më tani?
2. Mbi çfarë baze presidenti i Kosovës e garanton klasën politike dhe qytetarët se në bisedimet me Serbinë do të kërkoi bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, pa dhënë asgjë në këmbim?
3. Po plani “B”, çfarë na qenka, imagjinarë apo i hartuar e i studiuar?
4. Dhe kjo tentativë për të mbytur ç‘do zë dhe mendim të kundërt, kujt i shërben në këtë proces, që është jetik për shtetin e Kosovës?
E gjithë kjo mënyrë e sjelljes, prej autokrati tipik, më shumë se sa hapje të një debati për thelbin e problemit, ka ngjallur paranoja, mosbesim dhe kundërshti, për e kundër Hashim Thaçit.
Në Kosovë nuk fletë askush për opsionet që ka Kosova në këto bisedime, kurse në shtypin serbë janë publikuar pesë opsionet për zgjidhjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë:
1.Marrëveshja pa njohje; 2. Ndarja e Kosovës; 3. Shkëmbimi i territoreve; 4. Autonomia territoriale si garancë e mos diskriminimit; 5. Të injorohet zgjidhja e problemeve me Kosovën.
Është e kuptueshme se të flasësh për një marrëveshje me Beogradin, nuk është aspak e lehtë për cilindo lider. Pesha e rëndë e së shkuarës, po aq sa edhe sjellja e Serbisë post- millosheviqiane, do t’a vendosnin këdo nën llupën e vëzhgimit. Thaçi në vend që të luante rolin unifikues të presidentit, duke shtruar trasenë e rrahjes së ideve dhe përbashkimit të njerëzve për t’u përgatitur për marrëveshje, ai po krijon imazhin e një lideri të pazëvendësueshëm, ndoshta edhe nga paranoja e tij për të kaluarën.
Prandaj, sot jemi në situatën kur të gjithë në vend të këmbimit të ideve po bërtasin, sepse është jashtë çdo logjike të deklarosh nuk ka ndarje të Kosovës; nuk ka shkëmbim të territoreve; nuk ka autonomi territoriale për serbët, por bashkim të Medvegjës, Bujanovcit e Preshevës me Kosovën.
Ky artikulim politik po ngjallë dyshime se në fund të dialogut, përmes “Zajednicës” marrëveshja finale do të jetë opsioni i katërt serbë – Autonomia territoriale si garancë e mos diskriminimit, ku si këmbim Kosovës do ti bashkangjitej Presheva me disa fshatra për rreth. Ky opicion po përputhet edhe me deklarimet e Thaçit i cili në fund do të përpiqet ta relativizoj dëmin katastrofal për Kosovën me marrjen e Preshevës, kurse në fakt kjo do të thotë se në Serbi më nuk do të ketë çështje shqiptare, as Luginë të Preshevës, kurse në Kosovë faktorizim i plotë i komunitetit serbë me një lidhje territoriale veri-jug mes për mes Kosovës.
Kurse argumenti do të jetë se e ruajtëm paprekshmërinë e territorit të Kosovës, por në fakt do të copëtohej edhe Kosova edhe Lugina e Preshevës.
Hashim Thaçi ka deklaruar publikisht se “mos të mejdoj kush se Serbia do ta njoh Kosovën veç hajt”.
Kjo sjellje e Hashim Thaçit, është edhe një argument shtesë që i jep të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje për kundërshtimin sistematik se Thaçi nuk duhet t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë. Kjo sjellje e forcon qëndrimin dhe propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që paraprakisht t’i bëhet një analize dialogut të deritashëm me Serbinë. Të kërkohet zbatimi dhe korrigjimi i marrëveshjeve të arritura dhe pastaj të hartohet një platformë lidhur me bisedimet e ardhshme me Serbinë.
Kosova ka nevojë për një platformë kombëtare që fletë shqip dhe është e shkruar shqip e jo për nisma, opsione e ide të Thaçit, të cilat fillimisht i hidhen në tavolinë në gjuhë të huaj e pastaj përkthehen shqip.
/Autori është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































