Lajme

Premtohet mbështetje për shoqatën e shurdhmemecëve në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 21 December 2018

Këtë të premte Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi e shoqëruar nga shefi i Kabinetit të Kryetarit Selim Marevci, drejtori i infrastrukturës, Arber Bytyqi, këshilltarja komunale Lumnije Morina nga PDK dhe Balton Derguti nga LDK, kanë vizatuar shoqatën e shurdhmemecëve në Ferizajt.

Me këtë rast drejtuesit e kësaj shoqate këta të fundit i kanë njoftuar me problemet dhe sfidat me të cilat përballet kjo kategori.

Naser Maliqi, kryetar i shoqatës së shurdhmemecëve në Ferizaj, është shprehur se problem kryesor përveç kushteve të rënda të jetës është edhe ndalja e pensioneve invalidore që po bëhet nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

-Advertisement-

Ndërsa, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyci, por edhe shefi i kabinetit të Kryetarit Selim Marevci, ka premtuar një mbështetje me të madhe për këtë kategori. Ndërsa premtuan se do të bisedojnë edhe me zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në mënyrë që të diskutohen edhe për pensionet invalidore./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera