Premtohet fillimi i punës së konservimit të kompleksit “Adem Jashari” në Prekaz
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 18 April 2019
Drejtues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, kanë njoftuar se së shpejti do të fillojnë puna në konservimin e Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’, në Prekaz. Kurse, në Kompleksin Memoriali ‘Ibrahim Rugova’, janë disa probleme rreth menaxhimit, shpronësimit, prioriteteve dhe projekteve.
Kështu ka thënë drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj, para komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, ku u shqyrtua raporti vjetor i kësaj agjencie për vitin 2018.
Sipas Zogajt, janë në përfundim të projektit të Mejës, por edhe në projektin në Koshare po shkojnë punët mirë.
“Shqetësimet më të mëdha që janë tani të Agjencionit janë kompleksi memorial Adem Jashari dhe Kompleksi Memorial Ibrahim Rugova në Prishtinë. Këto dyja për momentin i kemi me disa vështirësi. Problemi për kompleksin Adem Jashari besoj që është në rrugë të mirë për t’u zgjedhur sepse tani kemi edhe ligjin e veçantë dhe sipas ligjit është formuar edhe komiteti ndërministror dhe ata kanë filluar punën dhe besoj që shumë shpejt do të fillojnë punën rreth konservimit të shtëpive të rezistencës. Kurse, projektin që për momentin e kemi pak më problematik është memoriali Ibrahim Rugova ku kemi disa probleme rreth menaxhimit, shpronësimit, prioriteteve dhe projekteve për këtë memorial por besoj që edhe këtë memorial gjatë këtij viti do ta rregullojmë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se si Agjenci kanë probleme me shpronësimin e pronave ku duan të ndërtojnë ndonjë shtatore apo kompleks.
Anëtarja e komisionit Besa Gaxheri tha se edhe ata si deputet kanë presion për kompleksin memorial “Adem Jashari’, dhe para kësaj duhet të jetë një auditor si janë investuar 9 milionë euro.
“Ta keni një auditor dhe të auditon 9 milionët e shpenzuara në kompleksin Adem Jashari, sepse pa hezitim e them se janë shumë mjete e që unë kam shkuar dhe kam parë aty janë shumë pak investime“, ka thënë ajo.
Kurse, anëtarja Ganimete Musliu tha se vet fakti që nuk dihet një datë se kur do të nis konservimi në Prekaz, mund të thuhet se nuk po bëhet asgjë.
“A ka mëndu Agjencioni që në të ardhmen ta kemi një memorial të përbashkët ku do të jenë të shkruar të gjithë emrat e atyre njerëzve që janë masakruar në mënyrë më të tmerrshme dhe të bëhet një ditë e veçantë ku do të kujtohen të të masakruarit, të gjithë të rëndët, martirët të martirizuar për lirinë e Kosovës“, tha Musliu.
Zogaj i tha deputetëve se nuk ka kompetencë që të hetoi të kaluarën por kushdo që dëshiro të nis hetimin e ka derën hapur në agjenci.
Komisioni nuk ka miratuar raportin e Agjencionit, me arsyetimin se raporti ka mangësi në regjistrimin e aseteve.
Të tjera
-
“Putini po e pret Trumpin”: Bolton shpreh frikë për të ardhmen e Ukrainës dhe NATO-s
Ukraina përballet “me rrezik” nëse Shtetet e Bashkuara nuk miratojnë me shpej...
-
Vdękja e dyshimtë e ukrainases: Ky është personi i arrestuar, zbulohet dyshimi që rëndon mbi të
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
Musliu-Shoshi: Mashtrues e hipokrit shpallin “Ditë Zie”, e shkojnë në fushatë në Maqedoninë e Veriut !
Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi i ka quajtur hipokrit e m...
-
“Strella u bë më agresiv ndaj meje dhe Butës pasi nisi të rrinte me Feron”, dëshmia e plotë e vëllaut të Butës, Qëndrim Januzit, për vrasjen me gjashtë plumba të 30 vjeçarit në Ferizaj
Gjykimi për vrasjen e Gazmend Hysenit është në fazën përfundimtare. Në seancë...
-
Arrestohet një person për rastin trągjik të vdękjes së 23-vjeçares në autostradën në Ferizaj
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
MPB njofton se 5 zyrtarë policorë përfshirë Jankoviqin vazhdojnë të mbahen nga Serbia, bën thirrje te ndërkombëtarët të dënojë këtë veprim
Ministria e Punëve të Brendshme ka dënuar ashpër aktin e paprecedentë të Serb...
-
Komuna e Gjilanit subvencionon nënat për çdo lindje nga 100 deri në 500 euro
Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se do t’i subvencionojë nënat të cilat jan...
-
Ahmeti për Asociacionin: Është zotim që duhet adresuar pas anëtarësimit në KiE
Zëvendësministri Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, në konfere...
-
Ministri i Pushtetit Lokal: Serbia po ankohet rrejshëm, ajo vet arreston dhe maltręton serbët e Kosovës
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas ...
-
Kurti bëri homazhe në përkujtim të masąkrës në Poklek të Drenasit, thotë se Serbia ende nuk i hap arkivat
Në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, kryeministri Albin Kurti bëri...
-
Gërvalla për ndalimin e kosovarëve në Serbi: U pyetën për vitin 1999 dhe për UÇK-në
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka dekl...
-
Tensionet e reja me bllokadën e kosovarëve në Serbi, Bislimi e Petkoviqin takohen nesër në Bruksel
Si pasojë e tensioneve të reja të krijuara nga pala serbe, me bllokimin e kos...