Lajme

Premtimi i radhës për liberalizim vizash vjen nga Ramush Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 19 April 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se Kosova ka kaluar mesataren për liberalizimin e vizave sipas raportit të KE-së, shkruan Infokusi.com.

‘Raporti është dy vjeçar, mirëpo në raport, dhe Kosova e ka kaluar mesataren që është kërkuar për liberalizimin e vizave, e kemi edhe një vlerësim në maj dhe edhe një herë do të testohet gjendja’, ka thënë ai.

Haradinaj është shprehur i bindur se Kosova brenda javësh do merr konfirmimin për vendim për liberalizimin e vizave.

-Advertisement-

‘Unë e kam bukur të sigurt dhe të qartë në javët në vazhdim do ti konfirmohet Kosovës vendimi për liberalizim nga nivele të larta të BE-së’, pastaj janë qeveritë veç e veç procedurë kjo që i merr Kosovës edhe disa javë, ka thënë Haradinaj.

Raporti i KE-së për Kosovë është bërë publik ditë më parë ./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera