Lajme

Premtimi i madh i Albin Kurtit: “Nuk do të ketë zyrtar të lartë për fotokopje, sa do i lartë që të jetë”

Autori: Halil Berisha 21:17 | 16 September 2019

Albin Kurti, kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministër të Kosovës, ka treguar se cili do të jetë vendimi i parë që do ta marr kur të bëhet shef qeverie.

Sipas tij, në Pressing të televizionit 7 ka thënë që menjëherë do të zvogëloj qeverinë, shkruan gazeta inFokus.

“Sigurisht që neve do të na duhet ta zvogëlojmë qeverinë edhe në ofertën që ia kemi bërë kryetarit të LDK-së në vitin 2018 kemi planifikuar të jenë 12 ministri e paraparë bashkimin e ministrive, edhe mua nuk kanë çka më duhen 5 zëvendës-kryeministra”

-Advertisement-

Madje, Kurti ka sulmuar edhe Kryeministrin në dorëheqje, për të cilin ka thënë që numri i madh i këshilltarëve tregon paaftësiu.

“Nuk do të ketë as 35 këshilltarë të Kryeministrit, krejt ky numër tregon edhe paaftësi fundamentale të Kryeministrit”, ka thënë Albin Kurti.

Madje, në formë shakaje, Kurti ka thënë që nuk do të ketë as zyrtarë të lartë për fotokopje, shkruan gazeta inFokus.

“Nuk do të ketë as zyrtarë të lartë për fotokopje, sa do i lartë të që jetë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera