Rozë

Premtimi i Eva Ndojës për këtë verë

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 04 July 2017

Eva Ndoja, është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar kudo që ndodhet.

Eva, për AktivPress nuk premton vetëm një projekt, por projekte të tjera të reja gjatë këtyre ditëve të nxehta verore.

Në një intervistë për Erlind Krasniqin, këngëtarja e dashur flet për shumë gjëra nga jeta e saj, që zgjojnë interesimin e fansave të saj dhe publikut në përgjithësi.

-Advertisement-

AktivPress: Si po i kalon Eva këto ditë të nxehta vere?

EVA: Të them të drejtën ky sezon veror ka nisur me punë dhe stres. Akoma nuk kam nisur pushimet pasi që po merrem me projektet më të reja, por pas korrikut do të fillojë relaksi dhe pushimi për mua, deri në fund të shtatorit.

AktivPress: Jetoni jashtë Shqipërisë, sa jeni në rrjedha me zhvillimet në botën e muzikës në vendin tonë?

EVA: Po, kam jetuar rreth nëntë vite nëpër Evropë, por qëkur kam startuar me videoklipin tim të parë, normalisht kam gjetur më shumë kohë për të qëndruar në Kosovë, për tu ambientuar dhe për të qenë në rrjedha me gjithçka. Tani edhe jam mësuar .

AktivPress: Ndonjë projekt të ri?

EVA: Po, po punoj në atë drejtim. Jo një projekt, por disa projekte të reja (qesh)

AktivPress: Do të vazhdoni me Fibin përsëri, apo ke ndonjë bashkëpunim tjetër në radhë?

EVA: Jo, me Fibin normalisht do të jem deri në fund të jetës, sa herë që shohim ndonjë tematikë që na përshtatet dhe gjithmonë do t’i kujtojmë publikut që jemi bashkë. Megjithatë, aktualisht do të vazhdojmë veç e veç, pastaj i vjen koha përsëri të bëjmë “boom” së bashku. Ka bashkëpunime të reja, por nuk do t’i zbuloj tani.

AktivPress: Sa përkujdeseni për vetën, pasi ke linja të mrekullueshme?

EVA: Në radhë të parë faleminderit, përkujdesem në maksimum për aq sa gjej kohë, por mund të them që jam edhe pak me fat, pasi që palestër bëj shumë pak, mirëpo ruhem shumë në ushqim. Jam gjithë kohën aktive dhe në rrugë, prandaj edhe kjo është një lloj palestre që të mban në formë.

AktivPress: E pëlqeni jetën e natës?

EVA: Të them të drejtën pak, shumë pak. Mund të them që unë dhe motra ime, Fibi, jemi të vetmet që frekuentojmë ndoshta vetëm 20 për qind të jetës së natës.

AktivPress: A keni ndojnë koment për kolegët?

EVA: Kolegët, hmm… 40 për qind e tyre janë shumë të mira, ndërsa 60 përqind të mërzitshme.

AktivPress: Me cilin nga yjet botëror do bashkëpunoje?

EVA: Uhh.. ëndërr në sirtar kjo. Nuk po shkoj te e pamundura fare, do të më pëlqente Maluma (qesh).

AktivPress: Do të ndaje diçka nga jeta private?

EVA: Jeta private, jo më kot quhet e tillë (qesh). Jo, akoma herët.

AktivPress: Keni bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike?

EVA: A do të zhduket ndonjëherë kjo pyetje aman. Pak, siç themi ne nga Shqipëria, gjithçka me vend.

AktivPress: Cila është dhurata më e mirë që keni marrë ndonjëherë?

EVA: Hmm.. ka pasur shumë të tilla, nuk më kujtohet vetëm një, por disa prej tyre.

AktivPress: Mesazhi juaj për fansat?

EVA: Mesazhi im për ata që më ndjekin dhe që më duan do të thoja, e jo fansa. I falënderoj nga zemra që nuk lodhen kurrë duke qëndruar çdo ditë në çdo rrjedhë timen, në çdo postim, foto apo aktivitet dhe më japin forcë për të punuar më shumë dhe për të mos i zhgënjyer asnjëherë. /AktivPress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera