Lajme

Premtimi emocionues i Arkimed Lushajt, do të ndërtoj shtëpinë e një familjes që mbeti pa kulm mbi kokë

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 01 December 2019

Tërmeti i 26 nëntorit prej 6.3 shkallës, e i përcjellur nga dhjetëra tërmete tjera, la të vdekur në Shqipëri rreth 50 persona e qindra të tjerë të lënduar.

Veç dëmeve në njerëz, shumë familje mbetën pa strehim, pasi shtëpitë e tyre ose u rrënuan ose janë bërë të pabanueshme, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, shumë qytetar si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova dolën në ndihmë, si me veshmbathje, ushqime por edhe para.

Një nga ta është edhe këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi”, i cili prej që ndodhi tërmeti ka dalur nëpër fshatra të prekura nga tërmeti për t’u solidarizuar e për t’iu ndihmuar atyre, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, në fshatin Marikaj, “Stresi”, qëndroi edhe tek një familje e cila tashmë nuk ka ku të banoj.

Aty, Lushaj, tha që do të bëj çdo gjë që të mbledhi paratë e t’ua ndërtoj shtëpinë, pasi familja ka edhe fëmijë të vegjël.

Por, nëse nuk arrinë që të mbledh të hollat, Lushaj jep premtimin e madh, që me forca të veta, do t’ua ndërtoj shtëpinë e re./Gazeta inFokus/

 

 

Të tjera