Lajme

Premtimet miliardëshe të fushatës

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 16 November 2017

Buxheti i Kosovës vështirë se do t’i përballojë kërkesat buxhetore të komunave kryesore të Kosovës nëse do të realizohen premtimet e fushatës të disa kandidatëve për kryetarë. Tashmë premtimet për investime në nivel lokal kanë arritur vlera miliardëshe, ndonëse me të njëjtin avaz të premtimeve pritet të vazhdohet edhe në dy ditët e fundit të fushatës, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Shteti i Kosovës do të falimentojë nëse do të realizohen premtimet për investime vetëm të disa kandidatëve për kryetarë të komunave në vend.

Një vend, i cili e ka buxhetin vjetor prej 2 miliardë eurosh, në një komunë brenda një mandati katërvjeçar në fushatën e balotazhit premtohen mbi 1.2 miliard euro investime pa i përfshirë këtu edhe nevojat për investime e shpenzime edhe në 37 komuna të tjera, si dhe shpenzimet për institucionet e nivelit qendror, shkruan tutje “Zëri”.

-Advertisement-

Pavarësisht se disa kandidatë për kryetarë komunash po ndërrohen përgjatë viteve, nuk po ndërron edhe strategjia e tyre për të ardhur deri në pushtet.

Përkundrazi, shumica e kandidatëve për kryetarë komunash po e vazhdojnë avazin e atyre të mëhershëm duke bërë gjatë fushatës elektorale premtime të paarritshme për t’u realizuar.

Ndonëse qe dy ditë ka nisur fushata për rundin e dytë, kandidatët kanë nisur me premtime marramendëse, duke tejkaluar për shumëfish buxhetin e komunave të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera