Lajme

Premtimet e Menduh Abazit pasi hyri në listën e PDK-së për deputet

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 17 January 2021

Menjëherë pasi i’u zyrtarizua kandidimi si deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Menduh Abazi filloi me premtime.

Abazi, është shprehur i bindur se PDK është ajo që do u jap fund problemeve në zhvillimin e vendit, sepse ai do të jetë zëri i qytetarëve.

Madje ai ka thënë se programi politik i Partisë Demokratike të Kosovës është alternativa më e mirë politike që ju ofrohet Kosovës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

-Advertisement-

Gjithashtu, Abazi ka deklaruar se PDK është shtëpia e cila ka kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Sot edhe zyrtarisht, me propozimin e degës së PDK-së në Vushtrri dhe me aprovimin e kryesisë qëndrore të PDK-së e të kryetarit në detyrë z. Enver Hoxhaj, jam nominuar si kandidat për deputet në listën zgjedhore të PDK-së.

Për mua është nder dhe privilegj, por edhe përgjegjësi, që sot të jem në këtë garë e që nesër t’ju përfaqësoj në organin më të lartë shtetëror.

Për vite me rradhë, si pjesë e gazetarisë kosovare jam munduar me përkushtimin më të madh të shërbejë në të mirën publike.

Sot, do të kërkoj mbështetjen tuaj që nesër të jem zëri juaj institucional.

Programi politik i Partisë Demokratike të Kosovës është alternativa më e mirë politike që ju ofrohet Kosovës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Sot, me vullnetin më të madh, jam bashkuar në PDK, në shtëpinë e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit e që sot disa prej tyre po mbahen padrejtësisht në Hagë. Për mua, ky është edhe një motiv shtesë sepse lufta dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është dhe do të mbetet e shenjtë”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera