Premtimet e mëdha, shporta e vogël

Autori: Agron Hoti
12:19 | 21 March 2023
Të gjitha qeveritë e pasluftës prioritetin numër 1 në deklarata dhe në letër e kanë pasur parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Asgjë s’ta kënaqte veshin dhe syrin më shumë se këto deklarata e letra. Secila qeveri që vinte i bënte nga dy apo tri lëvizje kozmetike vetëm sa për të krijuar efekt te masat e gjera qytetare se vërtet korrupsioni do të shkulej njëherë e përgjithmonë.
Ndërkohë që në veprime të të gjitha qeverisjeve po ndodhte tërësisht e kundërta: korrupsioni nga të gjithë pa përjashtim, po mbështetej dhe për më tepër po ushqehej për t’u bërë gjithnjë e më i madh që nga 1999 e deri me sot. Kjo më së miri konfirmohet në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për Kosovën për vitin 2022.
Prandaj, përderisa dikush do të priste hapa konkretë në të parandaluarit dhe luftuarit e korrupsionit, ky raport e ka cilësuar qeverisjen në Kosovë si “korrupsion serioz qeveritar dhe mosndëshkim”. Ky është cilësimi më i rëndë që SHBA i ka bërë qeverisjes së Kosovës në këto 24 vite çlirim. Sigurisht që DASH-i ka qenë kritik edhe ndaj qeverisjeve të kaluara, por asnjëherë deri me sot s’i ka cilësuar ato kaq rëndë si sot.
Pra, këta që më së shumti kanë premtuar parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, po dalin të jenë më të kritikuarit në Raport të DASH-it 2022, gjë që e konfirmon atë fjalën popullore se „aty ku premtohen dredhëza shumë, gjithmonë duhet marrë shportën e vogël“.
E sikur të mos na mjaftonte kjo, e kemi dhe raportin e mëhershëm të Ministrisë sonë të Jashtme të pranuar nga Ambasada jonë në SHBA, i cili raport pati qarkulluar dhe nëpër media e që fliste se sa të mjera ishin raportet Kosovë-SHBA, kjo gjithnjë sipas Ambasadorit të Kosovës në SHBA. Sipas përmbajtjes dhe gjuhës së atij raporti shihej sheshazi se raportet Kosovë-SHBA kishin rënë në pikën më të ulët të mundshme në tërë historinë e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA.
Ndërkohë që, përderisa një pjesë e qytetarëve të Kosovës kishin shpresuar që qeverisja aktuale do ta parandalonte dhe luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar më shumë se çdokush deri me sot dhe do të bëhej proamerikan sot siç s’ishte fare deri dje, për fat të keq nivelet korruptive vetëm sa janë rritur duke filluar pikë së pari në qeverisje. Ndërkaq, raportet Kosovë-SHBA vazhdojnë të jenë më të mjera se asnjëherë më parë.
E për t’u bindur edhe për degradimin dhe shpërdorimin brutal të burimeve njerëzore nga të gjithë deri me sot, mjafton të shohësh përbërjen aktuale të Kuvendit të Kosovës si pasqyrën publike më të qartë për ta kuptuar se në ç’masë brutale ka rënë cilësia parlamentare nga viti 2001 deri me sot. As institucionet tjera s’përbëjnë kurrfarë përjashtimi. E shpërdorimi i burimeve njerëzore nga të gjitha partitë politike dhe nëpër të gjitha institucionet e Kosovës pa përjashtim ka bërë që të nxitet ikja e rinjëve/rejave nga Kosova në përmasa të frikshme. .

Të tjera
-
Gjendet i vdekur një person në Isog
Një person është gjetur pa shenja jete dje në Istog. Sipas njoftimit 24 orësh...
-
Nëna braktis dhe ushtron dhunë ndaj fëmijës së saj, arrestohet nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Mitrovicë, pasi që...
-
Insiston Zeqiri: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja – po e konsolidoj kabinetin
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhd...
-
Peci i Zveçanit s’del në punë: S’e kam menduar dorëheqjen
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se sot nuk ka dalur në punë për shka...
-
KOSTT për kërkesën e Atiqit për rrymë: Po e trajtojmë me kujdes, do t’i kthejmë përgjigje brenda afateve ligjore
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...
-
Apeli ndryshon vendimin e Themelores, dënohet me 1 mijë euro gjobë i akuzuari për dhënie ryshfeti
Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ...
-
Kjo është situata në Zveçan
Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan ka raportuar se të shtunën atje është ...
-
Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërofensivën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është e gatshme ...
-
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se zëvendës këshilltari amerikan për sigu...
-
Haziri: Osmani t’i ulë tensionet në veri – presidentët historikisht kanë pasur role unifikuese
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa...
-
Shkon mbi 280 numri i viktimave nga përplasja e trenave, qindra të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Odisha të Indisë, ku një tren pasagjerësh ...
-
Kështu do të mbajë moti sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe fundjava do të je...