Opinione

Premtimet dhe zgjedhjet

Autori: Egëzon Baruti 09:21 | 23 August 2021

Sa shpejtë kaluan 4 vjet, sonte jemi maturantë jo por shumë shpejtë i kemi zgjedhjet lokale. Edhe pse në disa komuna kandidatët nuk arritën të përfundojnë mandatin e tyre të plotë, por shumica janë në krye të detyrës së tyre deri në 17 Tetor 2021. Ndoshta disa prej tyre do të vazhdojnë edhe nga një mandat, për këtë duhet të presim përfundimin e zgjedhjeve lokale. Para se të shkojmë në zgjedhje do të ishte mirë ti analizojmë realizimin e premtimeve nga secili kandidatë. Të dhënat rreth realizimit të premtimeve janë siguruar nga Instituti GAP(https://www.komunat.institutigap.org/Premtimet).

Numri i premtimeve dallon nga minimumi 8 deri në maksimum 98. Kurse për përqindjen  e realizimet te tyre janë marr në konsideratë numri i premtimeve të përfunduara së bashku me ato Gjysmë të përmbushura.

-Advertisement-

Sipas përqindjes së realizimit të premtimeve në top 3-sh kemi Shaban Shabanin(Dragash), Smajl Latifin(Rahovec) dhe Rufki Sumën (Hani i Elezit). Sipas numrit të premtimeve në top 3-sh kemi Sokol Halitin(Viti), Shpend Ahmetin(Prishtinë) dhe Ardian Gjinin(Gjakovë). Por nëse e marrim në konsideratë numrin e lartë të premtimeve dhe realizimit të tyre atëherë e kemi kandidatin Imri Ahmeti me 72 premtime dhe 77.8% të realizimit.

Nëse e krahasojmë përqindjen e realizimit të premtimeve sipas numrit të mandatit vërejmë që kandidatët që janë në mandatit e dytë kanë një mesatare më të ulët të realizimit sesa ata në mandatin e katërt, tretë dhe të parë. Në grupin e kandidatëve në mandatin e katërt përqindje më të lartë të realizimit i takon Naim Ismajlit(Shtime). Në grupin e kandidatëve me mandat të tretë realizimin më të lartë e ka Rufki Suma(Hani i Elezit). Smajl Latifi (Rahovec) me mandatë të dytë dhe Shaban Shabani(Dragash) me mandatë të parë kanë shkallën më të lartë të realizimit në grupet e tyre.

Pas krahasimit të kandidatëve dhe premtimeve të tyre, këtu do ti krahasojmë partitë e kandidatëve për numrin e premtimeve dhe realizimin e tyre. Përqindja më e lartë në realizimin e premtimeve është tek kandidatët e pavarur, në këtë rast e kemi vetëm Rufki Sumën (Han i Elezit) me 87.5 %. Në vend të dytë dhe të tretë e kemi PDK-në dhe AAK-në me 77.1% dhe 74.6% respektivisht. Numrin më të lartë të premtimeve e kemi në PSD me 58 premtime për kandidatë. Në vend të dytë dhe të tretë e kemi LDK-në dhe AAK-në me 44.6 dhe 34.6 respektivisht. Kurse nëse krahasojmë numrin më të lartë të premtimeve bashkë me realizimin  e tyre e kemi LDK-në dhe PSD-në.

Për fund e kemi krahasimin për partitë politike sipas numrit të komunave ata që e udhëheqin dhe mesatares së mandatit të kandidatëve të tyre. Këtu duhet të cekim edhe njëherë se të dhënat janë marr nga Instituti GAP dhe kandidatët që nuk kanë pas të dhëna për premtimet e tyre (pothuajse të gjithë kandidatët e komunave me shumicë sërbe) nuk janë përfshirë në këtë analizë.

Sipas numrit më të lartë të komunave që partitë e kanë në udhëheqje e kemi LDK-në dhe AAK- në me nga 7 komuna. Kurse me mesatare më të lartë të mandatit e kemi LDK-në me 2.3 mandate për kandidatë.

Shpresojmë që zgjedhjet lokale 2021 të kalojnë sa më lehtë dhe të sigurtë pasi që jemi duke kaluar ditë të vështira në kuadër të luftimit me COVID-19. Poashtu shpresojmë që partitë politike të respektojnë masat e parandalimit të COVID-19 në organizimet dhe aktivitet e tyre parazgjedhore duke mos e rrezikuar jetën e qytetarëve për përfitimet e tyre politike.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera