Lajme

Premtimet boshe të Haradinajt për liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 31 Dhjetor 2019

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka qenë personi më komik gjatë këtij viti duke premtuar me dhjetëra herë liberalizimin e kosovarëve, por nuk doli asnjëherë ashtu siç tha ai, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj dha data, muaj, e lidhi atë edhe me festa liberalizimin e vizave , mirëpo kosovarët po mbesin të izoluar.

Natyrisht premtimin e shumta të Haradinajt për vizat, bëri që Haradinaj të del shumë komik tek qytetarët, pasi fjalët e tij nuk dilnin si të vërteta.
Kosovarët u uruan me dhjetëra herë nga Haradinaj për liberalizimin e vizave, madje pas takimi me një delegacion gjerman ai doli hapur duke i uruar qytetarët dhe thënë se liberalizimi ka ndodhur.

-Advertisement-

Natyrisht jo vetëm Haradinaj, edhe ministrja Dhurata Hoxha premtoi liberalizimin e vizave për qytetarët, por as fjalët e saj nuk dolën të jenë të vërteta.

Krejt tani në fund pasi nuk u liberalizuan vizat për Krishtlindje siç tha Haradinaj, ai ka shtyrë datën, tani ka premtuar në shkurt ose në mars të vitit 2020.

Mbetet të shihet se a do të dal edhe kjo datë sikurse të tjera, apo kosovarët të mbesin të izoluar dhe të presin në radhët e gjata para ambasadave.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy