Lajme

Premtimet “bombastike” elektorale që nuk u realizuan kurrë

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 01 June 2017

Zgjedhjet e fundit nacionale të vitit 2014 kishin sjellë edhe risinë e premtimeve marramendëse, për elektoratin. Edhe pse zotimet e partive politike në fushatë ishin të mëdha, ato pothuajse nuk u realizuan fare pas ardhjes në pushtet të koalicionit PDK-LDK.

Pikërisht vetëm pak ditë pas konstituimit të Qeverisë, kryeministër i të cilës u zgjodh Isa Mustafa, në janar të vitit 2014, ndodhi “eksodi” masiv ku më shumë se 40 mijë kosovarë emigruan ilegalisht për në vendet e BE-së, në përpjekje për ti ikur krizës ekonomike që ka kapluar vendin.

Por, edhe tani në zgjedhjet e parakohshme të cilat mbahen me 11 qershor, partitë politike sërish nuk kanë hezituar të japin premtime të mëdha, në çështjet e punësimit, subvencionet në bujqësi e madje nuk kanë hezituar të japin edhe data për liberalizimin e vizave.

-Advertisement-

Edhe pse premtimet e partive politike ishin të shumta këto janë disa nga ato të cilat kishin bërë bujë në elektorat.

Këto janë premtimet e dhëna në zgjedhjet nacionale të viti 2014:

4,000 vende të reja të punës në Brezovicë (PDK, 2014);

10,000 vende të reja të punës në TC Kosova e Re (PDK, 2014);

20,000 vende të reja të punës në sektorin e turizmit (PDK, 2014);

50,000 vende të reja të punës në sektorin e bujqësisë (PDK, 2014);

1.5 miliardë euro në Fondin e Punësimit (PDK, 2014);

500 milionë euro në vit investime në bujqësi (PDK, 2014);

120,000 vende të reja të punës (LDK, 2014);

Zvogëlim të posteve ministrore (LDK, 2014);

Park të gjelbër mbi Kosovën A (PDK, 2010);

Heqjen e vizave për SHBA (PDK, 2010);

Heqjen e vizave për Evropë brenda 15 muajve (PDK, 2014);

Barna falas për pensionerët (PDK, 2007);

100 euro bakshish për barnat e pensionistëve (AKR, 2010);

7% rritja vjetore dhe 30,000 vende pune për çdo vit (AKR, 2010);

anëtarësim në OKB brenda një viti (AKR, 2010); /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera