Lajme

Premtime që rruga Prishtinë-Mitrovicë të përfundojë sa më shpejtë

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 27 July 2020

Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Gojbul të Komunës së Vushtrrisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë rrugë.

Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se ky projekt është vonuar qe sa vite, prandaj është shtuar dinamika e punimeve për këtë aks rrugor ndërkombëtar deri në veri të Kosovës.

Ai beson që në afatin më optimal kohor të përfundojë kjo rrugë e një rëndësie të veçantë.

-Advertisement-

“Sot bashkë me ministrin Abrashi dhe me kryetarin e komunës (së Vushtrrisë) jemi dalë për të parë progresin e punimeve në këtë rrugë të rëndësisë nacionale. E kam parasysh që ky projekt është vonuar qe sa vite, ministri e ka shtuar dinamikën e punës këtu. Do të angazhohemi në qeveri që sa më parë të kryhen procedurat e nevojshme të shpronësimit në segmentin para hyrjes në Vushtrri deri këtu. Jemi duke i diskutuar edhe disa propozime për ta bërë këtë aks rrugor ndërkombëtar deri në veri”, tha Hoti.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ndërkaq tha se punimet në këtë segment të rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë janë në fazën finale dhe shumë shpejt do të punohet edhe në aksin Gojbul-Lum i Madh.

Abrashi falënderoi kryeministrin Hoti për përkrahjen e dhënë deri më tash, por edhe shtytjen që po u bënë projekteve madhore zhvillimore të Kosovës, me qëllim të vendosjes së Kosovës epiqendër të investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

“Me rëndësi është se ne si qeveri kemi marrë përsipër dhe do të minimizojmë punimet në këtë rrugë, duke bërë të gjitha procedurat e shpronësimit në mënyrë që të hapim frontin e punimeve për segmente të cilat janë veç të kontraktuara, prandaj shumë shpejt do të nisin punimet në aksin Gojbulë-Lumë i madh. Ajo që është më rendësi, është që ne veç kemi filluar procedurat e fizibilitetit dhe vazhdimin e rrugës nga Smrekovnica në Mitrovicë dhe pastaj nga Mitrovica deri në Jarinjë. Do të ndihmojë edhe zhvillimin ekonomik, punësimin dhe integrimin e kësaj zone në Kosovë. Prandaj, kjo rrugë nacionale viteve ardhshme do të shndërrohet në një aks rrugor ndërkombëtar që do të lidhë Prishtinën me pjesë të tjera të Ballkanit perëndimor”, tha Abrashi.

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri duke falënderuar qeverinë për përkushtimin e madh në rritjen e dinamikës së punimeve në këtë aks rrugor, tha se kjo rrugë është me rëndësi që bashkon përfundimisht veriun e Kosovës edhe në mënyrë fizike me pjesën tjetër të Kosovës.

“Si komunë po bëjmë çdo gjë që të lehtësojmë procedurat e shpronësimit. Unë edhe sot i ftoj banorët që tashmë, vendimi përfundimtar i qeverisë është marrë pas shumë vonesave dhe dua ta falënderoj qeverinë për këtë. Besoj që me ketë dinamikë të shtuar ne shumë shpejtë do ta kemi të përfunduar edhe pjesën rrugës nga Gojbula deri në Lum të madh, sepse na e shkurton distancën kohore të lidhjes me Prishtinën dhe me kryeqendrat tjera”, theksoi Tahiri.

Kujtojmë se kjo rrugës është zvarritur së ndërtuar më shumë se një dekadë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera