Sport

Premierliga merr këtë vendim për zëvendësimin e pesë futbollistëve sezonin e ardhshëm

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 06 August 2020

Klubet e Premierligës kanë marrë vendim që sezonin e ri të mos behet deri në pesë zëvendësime të futbollistëve, shkruan Gazeta inFokus.

Drejtuesit e klubeve angleze kanë votuar kundër kësaj mundësie, e cila është aplikuar pas vazhdimit të kampionatit pas koronavirusit.

Përherë të parë janë zëvendësuar nga pesë lojtarë në të gjitha kampionatet, ku kanë vazhduar ligat pas pezullimin që kishin shkak i ‘Covid-19’.

-Advertisement-

FIFA ka rekomanduar që ndërrimin i pesë futbollistëve mund të bëhet edhe në sezonin e ri, por një gjë të tillë klubet angleze e kanë refuzuar, duke lenë mundësinë e vetëm tre zëvendësimeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera