Sport

Premier Liga nesër me këto ndeshje në program

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 27 November 2020

Edhe e shtunja e nesërme, si çdo fundjavë, vjen me ndeshje të shumta në Premier Ligë, shkruan Gazeta inFokus.

Një ndër ligat më të forta evropiane, ajo e Anglisë, nesër ka në program katër takime.

Kampionët në fuqi, Liverpooli, nesër janë mysafirët e Brightonit, të cilët janë në pozitën e 16-të me vetëm 9 pikë. Kurse ‘The Reds’ zënë pozitën e dytë me 20 pikë.

-Advertisement-

Manchtester City pret Burnley’n, të cilët këtë sezon kanë arritur të grumbullojnë vetëm 5 pikë dhe gjenden në vendin e 17-të, ndërsa ‘Qytetarët’ këtë sezon nuk kanë pasur aq fat.

Të drejtuarit e Pep Guardiolës pozicionohen të 13-tit me 12-të pikë të arkëtuara.

Everton – Leeds United është sfida tjetër që luhet nesër Premier Ligë.

Ancelotti  me të drejtuarit e tij aktualisht janë në vendin e 6-shtë me 16-të pikë, kurse Leeds në të 14-tin me 11-të sosh.

E përballja e fundit nesër është mes West Brom – Sheffield United. Te dyja këto ekipe zënë fundin e tabelës.

West Brom janë të parafundit me 3 pikë, kurse Sheffieldi në të fundit me vetëm 1 pikë.

Më poshtë gjeni orarin e këtyre përballjeve.

Brighton – Liverpool, 13:30

Manchester City – Burnley, 16:00

Everton – Leeds, 18:30

West Brom – Sheffield United, 21:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera