Sport

Prekja e topit me dorë dhe mesazhi për Juven, flet Llorente

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 18 April 2019

Ka realizuar një gol vendimtar që i ka dhuruar Tottenham-it kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League në fund të një ndeshje të pabesueshme, por Fernando Llorente ka qenë pak i hidhëruar pas sfidës së “Etihad Stadium”.

“Ka qenë një moment i çuditshëm, nuk e shikoja topin sepse kisha lojtarë të tjerë përpara, më pas më ka goditur në krah, që e kisha të ngjitur me trupin. Goli ishte i rregullt”.

“Juventus-i? Kam vuajtur shumë për eliminimin e ish-shokëve të skuadrës, por Ajax ka bërë një ndeshje të madhe dhe në fund ka fituar me meritë”, ka thënë ish-sulmuesi i bardhezinjve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera