Lajme

Prekëse: 6 vjeçari refuzon të largohet nga vëllai pasi u braktisën nga nëna e tyre (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 17 June 2017

Një foshnje dhe vëllai i tij më i madh janë braktisur nga nëna e tyre në Vietnam. Banorët e tronditur kanë zbuluar foshnjen e mbështjellë në një batanije brenda një arke birre dhe 6 vjeçarin e ulur në tokë afër vëllait të tij.

Një video shokuese tregon momentin kur 6-vjeçari, i cili po qan me të madhe, refuzon që të largohet nga vëllai i tij ndërsa banorët mundohen ti ndihmojnë.

Nëna e tyre i kishte zbritur nga një motor në orën 5 të mëngjesit dhe u kishte thënë që do shkonte të merrte benzinë dhe nuk u kthye kurrë më.

-Advertisement-

Policia është vënë në kërkim të prindërve të dy fëmijëve dhe një punonjës në komunë  ka thënë se foshnja është dërguar në spital.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera