Lajme

Prej tash, kosovarët nuk mund t’i keqpërdorin ndihmat sociale në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 02 November 2017

Këshilli Federal i Zvicrës, në parim është shprehur në favor të lejimit që dëshmitë e fituara nga vëzhgimi, të përdoren kundër personave të dyshuar për abuzim me ndihmat sociale.

Me këtë qëndrim, qeveria e vendit ka miratuar propozimin që ka bërë Komisioni për Punë Sociale (SGK) në kuadrin e Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, njofton srf.ch.

Përkrahja është dhënë “parimisht” pasi që Këshilli Federal ka prezantuar edhe rezervat e veta lidhur me propozimin për krijimin e një baze juridike lidhur me çështjen, transmeton albinfo.ch. Kështu veç tjerash Këshilli Federal e miraton pranimin si dëshmi të inicizimeve të zërit dhe të pamjes. Por ai refuzon të pranojë vendosjen e gjurmuesve GPS, një gjë që komisioni e kishte kërkuar.

-Advertisement-

Qeveria argumenton refuzimin e saj të pjesshëm me nevojën për mbrojtjen e sferës private të personalitetit të njeriut dhe parimin e proporcionalitetit. Veç kësaj, ekzekutivi i vendit ka dyshimet e veta nëse përmes pajisjeve teknike vërtet mund të sigurohen njohuri vendimtare për dyshimet mbi keqpërdorimin e ndihmave sociale.

Rezervat tjera që Këshilli Federal ka ndaj propozimit të përmendur ka të bëjë me afatin e lejuar për ushtrimin e vëzhgimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera