Lajme

Prej sot nxënësit e Ferizajt do hanë kifle

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 06 June 2017

Komuna e Ferizajt në vlerë prej 989 mijë eurosh ka nisur implementimin e projektit për shpërndarjen e shujtave (kifle) për rreth dhjetë mijë nxënës në 39 shkolla fillore, të hënën.

Ky projekt është cilësuar mjaft i rëndësishëm për të gjithë nxënësit nga parashkollorët e deri në klasat e pesta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se nëpërmjet këtij projekti po zgjidhet problemi i ushqimit të nxënësve nëpërmjet një kompanie private, e cila merret me përgatitjen e kifleve dhe ushqimeve të tjera.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera