Lajme

Prej nesër një pjesë e mjekëve të QKU’së në grevë – kërkojnë paga si të qeveritarëve, prokurorëve e gjyqtarëve

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 28 January 2018

Kryeministri, Ministrat, Prokurorët dhe gjyqtarët kanë dyfishuar pagat. Ndërsa, mjekëve pagat do t’i marrin paga vetëm 4 për qind më shumë. Në këtë situatë, mjekët e Kirurgjisë Abdonimanle kanë paralajmëruar grevën prej nesër. Drejtori i Kirurgjisë, Rifat Bajrami ka thënë nëse s’iu rriten pagat s’do t’i mjekojnë as rastet emergjente.

Mjekët e Klnikës së Kirurgjisë Abdominale që nga nesër do të futen në grevë. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express, të dielën drejtori i klinikës, Rifat Bajrami. Kërkesa kryesore e doktorëve të kësaj klinike mbetet rritja e pagave.

“Besoj që nesër do e fillojmë grevën ashtu sic edhe kemi planifikuar. Klinika jonë do të futet në grevë. Ne nuk kemi kërkuar prej klinikave të tjera që të na bashkohen në grevë. Ne kemi shprehë qëndrimet tona. Është vetëm rritje e rrogave. Nuk ka kurrfarë ngjyrimi politik”, ka thënë Bajrami për Epxress.

-Advertisement-

Tutje, ai ka sqaruar se me gjithë grevën, mjekët e Abdominales do të vazhdojnë që t’i trajtojnë rastet emergjente të pacientëve.

“Ne do t’i trajtojmë rastet emergjente të pacientëve. Ekipet kujdestare që janë, nuk kanë me u reduktua. Emergjenca për momentin nuk preket”, thotë tutje Bajrami.

Ai thotë se për kërkesat e tyre është në dijeni edhe Shërbimi Klinik Spitalor i Kosovës.
“Nëse greva zgjatë 2-3 muaj ose 5 muaj, situata nuk po them që varët më keq.

Kryesore plan programi i rregullt nuk shkon. SHKUK’ja e kanë atë shkrimin që ia kemi dërguar para dy javëve”, ka thënë Bajrami për Express.

Stafi i kësaj klinike javë më parë ka përgatitur një kërkesë për rritjen e pagave të cilën ia ka drejtuar SHSKUK-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyrës së Kryeministrit. Deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Megjithëkëtë, përveç mjekëve, rritje të pagave në vend do të kenë prokurorët gjykatësit, si dhe zyrtarët administrativ. Do të jenë plot 700 zyrtarë të tillë të cilëve do t’iu rritet paga. Paga për të gjithë zyrtarët e shtetit prej muajit shkurt nuk do të jetë më e vogël se 1 mijë e 400 euro. Përderisa një mjek në QKUK paguhet hiç më shumë se 600 euro.

E kur kryeministri Haradinaj, ishte pyetur për rrogat e ulëta të mjekëve dhe se a korruptohen ata me këto rroga, Haradinaj kishte thënë se rroga jo e dinjitetshme e vështirëson pozicionin, jetën e funksioninimin.

Por, kryeministrit kishte ahrruar se mjekët paguhen 5 fish më pak se sa ai. “Vlen për të gjithë ne, rroga jo e dinjitetshme ta vështirëson pozicionin jetën funksionimin”, ka thënë ai.

Megjithatë Haradinaj tha se pozita e tij është shumë më e rëndësishme sesa ajo e mjekëve.

“Përgjegjësia e atyre që menaxhojnë me vendin është e lartë dhe integriteti i tyre duhet me u ruajt. Njëri nga ne mund të jemi të qëndrueshëm. Unë nuk po them se kam qenë i cënuar sepse kam edhe disa të hyra. Sot jam unë, nesër është dikush tjetër, duhet të ruhet integriteti i institucioneve dhe poashtu i mjekëve”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka thënë se rritja prej 5 për qind e rrogave për mjekët ka filluar dhe sipas tij rritje do të ketë sërish.

Në anën tjetër sindikalistët kanë paralajmëruar protesta e greva në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre, përfshirë rritja prej 15 për qind e rrogave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera