Fokus

Prej “Adem Jasharit”, Albin Kurti sulmon Devollët e djalin e Isa Mustafës

Autori: Halil Berisha 10:35 | 13 May 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Financave, Besnik Bislimin, i kanë dërguar një mesazh jo të këndshëm pronarëve të terminaleve private, gjatë vizitës bë aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

Një pjesë të vjetër të aeroportit, për të cilën kurti tha që nuk po ka mbetur e pashfrytëzuar që prej 7 vitesh, Qeveria e Kosovës po planifikon ta kthejë në Terminal Doganor, i cili do të zëvendësoj ato në pronësi të vëllezërve “Devolli” e djalit të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, shkruan gazeta inFokus.

Shefi në detyrë i Qeverisë paralajmëroi që shumë shpejtë kjo do të shndërrohet në Terminal Doganor, derisa akuzoi se deri tash Terminalet ishin në prona private, e të cilat po i shkaktojnë dëm edhe bizneseve por edhe shtetit të Kosovës në përgjithësi, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Që nga nëntori 2013 ky objekt nuk shfrytëzohet, sivjet bëhen 7 vjet që këto hapësira nuk shfrytëzohen e është objekt tejet i përshtatshëm për terminal doganor, që doganierët të vijnë këtu e terminali të jetë jo vetëm në shtet por edhe i shtetit, për shkak që kemi deficit të jashtëzakonshëm tregtar që është diku 40% e Bruto Produktit Vendor, e këta kamionë shkojnë në terminale private me çmime të larta”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, këto terminale private përveçse kanë tarifa të larta për kamionët e kompanive të ndryshme e privojnë arkën e shtetit nga një shumë e konsiderueshme e të hyrave, diku 37 milionë euro.

kaq llogariten të hyrat e 10 terminaleve doganore në pronësi private.

“Le t’ia fillojmë me këtë terminal në Prishtinë, për të vazhduar në Mitrovicë e Vërmicë”, tha Albin Kurti.

Ky duket të jetë një sulm direkt ndaj disa biznesmenëve të cilët menaxhojnë me terminale doganore.

E nga këto terminale doganore private, ka që janë në pronësi edhe të Devollëve.

Mirëpo, veç tyre, në kohën e Qeverisë Mustafa, me licencë për terminal ishte shpërblyer edhe djali i asokohe kryeministrit Isa Mustafa, Arben Mustafa, me komaninë “INTEREUROPA KOSOVA L.L.C”

Ky plan i Kurtit, sic ka parlajmëruar ai, në Aeroportin e Prishtinës pritet të bëhet shpejt, shkruan gazeta inFokus.

“E kemi nëpër prona private ku edhe kamionat paguajnë shtrenjtë edhe arka e shtetit nuk mbushet, jemi të interesuar që sa më shpejtë për regjionin e Prishtinës, aeroporti i vjetër i Prishtinës të bëhet terminal doganor”, ka thënë Mustafa./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera