Fun & Video

Prej 9 vitesh e mbante në oborrin e shtëpisë, luani masakron për vdekje 34-vjeçarin

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 06 March 2019

Michal Prasek është burri që u sulmua për vdekje nga një luan që mbante në kopshtin e shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, në lindje të Republikës Çeke.

“Mirror” shkruan se trupi i Michal Prasek, 34-vjeç u gjet në kafazin e luanit nga babai i tij.

-Advertisement-

Prasek kishte 9 vite që e mbante luanin në oborrin e shtëpisë së tij, bashkë me një luaneshë, e fundit kjo prej dy vitesh, me qëllim mbarështimin.

Pas vrasjes së të riut kafshët, që jetonin në kafazë të ndarë, u qëlluan për vdekje nga policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera