Lajme

Predha e armës së zjarrit godet dritaren e një dhome në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 04 March 2019

Një predhë e armës së zjarrit ka goditur dritaren e dhomës së një gruaje në Gjilan.

Ajo ka raportuar në polici se predha ka mbetur brenda roletave të dritare, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas raportit të Policisë, ata kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë predhën e fishekut.

-Advertisement-

Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar ka përfunduar gjykimi për rastin e gjuajtes me armë zjarri të disa ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi, ministri i Tregtisë e Industrisë, Endrit Shala e ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku u dënuan vetëm me gjoba, pasi kishin gjuajtur me armë në odën e Fatmir Limajt, kur ai ishte liruar nga akuzat për korrupsion sa ishte pjesë e ministrisë së Infrastrukturës. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera