Prapaskenat në tenderin 1.5 milionë eurosh të MMPH-së
Autori: Gazeta inFokus
11:22 | 21 October 2017
Zyrtarë të kompanisë “Alb Architect”, të cilës ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj, ia anuloi tenderin 1.5 milionë eurosh, e kishin fituar këtë kontratë në vitin 2014 në një proces të dyshimtë.
Zyrtari i kësaj kompanie Blerim Çeku, që në vitin 2014 kishte 80 për qind aksione në “Alb Architect”, në kohën kur u nënshkrua kontrata me Ministrinë e Mjedisit, punonte si zyrtarë në këtë ministri.Media patën shkruar në vitin 2014 për ndikimin që kishte Ceku në MMPH.
Por marrëveshja që u arrit në kohën e ministrit Dardan Gashi, ndonëse shumë e dyshimtë, e mbijetoi edhe ministrin Ferat Shala.
Vetëm me ardhjen e ministres Albena Reshitaj u hapën letrat. Në një bisedë për Gazetën Fjala ministrja Albena Reshitaj megjithëkëtë ka thënë se anulimi i këtij aktiviteti të prokurimit nuk është bërë për shkak të keqpërdorimeve të mundshme.
Ajo thotë ta ketë marr ketë hap pasi ka vlerësuar se këtë punë kanë mundur ta kryejnë vetë stafi i ministrisë.“Kam konsideruar që të njëjtën punë mund ta kryejnë stafi i ministrisë dhe paratë tash do ti kthehen buxhetit”, ka thënë Reshitaj, e cila me ta marr postin e ministres u përballë me probleme të shumta në këtë ministri.Ndërkohë në vitin 2014 kur u nënshkrua kontrata dyshimet i kishte shtuar edhe fakti se tenderi kësaj kompanie i ishte dhënë me procedurë të kufizuar të prokurimit.
Tenderi kishte të bënte me ofrimin e shërbime inxhinierike dhe mbikëqyrje të projekteve për Ministrinë e Mjedisit dhe parashihej që të realizohej për disa vite me një kosto në total prej 1.5 milionë eurosh.Gazeta Fjala ka kontaktuar zyrtarë të kompanisë “Albi Architect” për ti pyetur rreth versionit të tyre lidhur me anulimin e tenderit, por nuk kanë qenë të gatshëm të japin shpjegime konkrete.
“Drejtori është jashtë vendit”, ka thënë shkurtë një punonjës në kompani.Deklarimi i Çekut për media në vitin 2014Në vitin 2014, Blerim Çeku, aso kohe zyrtarë i kësaj ministrie, mbante në të njëjtën kohë 80 për qind të aksioneve në kompaninë “Albi Architect”.
Por mundësinë e konfliktit të interesit këtë Çeku e kishte arsyetuar me atë se në momentin kur ka filluar të punojë në MMPH, kishte hequr dorë nga të gjitha funksionet ekzekutive në kompani, porse e kishte konfirmuar se megjithatë aty kishte mbetur si aksionar me 80 për qind të aksioneve.“Përfaqësuesit e kompanisë sime konkurrojnë në iks tender.
Në shumicën e rasteve as që e di ku garojnë. Tash me këtë logjikë, kompania ku unë jam bashkëpronar meqë e paska fituar një tender në MAP, pse unë jam zyrtar në MMPH, nuk po u dashka të garojë në asnjë tender në Kosovë?”, kishte thënë Ceku i cili dyshohet se ka shfrytëzuar pozitën e tij për të fituar tenderin kompania që ka shumicën e aksioneve në pronësi.
Ndër të tjera Ceku për media kishte thënë se nuk ka pasur ndikim që kompania ku ai punon të shpërblehet me tender prej 1.5 milionësh nga Ministria e Mjedisit.“Nuk e di se në çfarë vlere ka marrë tender kjo kompani.
Por, e di që ajo kontratë ende nuk ka filluar të realizohet. Unë, as nuk e kam iniciuar atë tender, as nuk jam nënshkrues, por as nuk kam marrë pjesë në vlerësim. Madje, kjo kontratë as nuk do të jetë e mbikëqyrur nga unë”, kishte thënë ai.Detaje mbi tenderin 1.5 milionë euroshTenderi prej 1.5 milion euro është fituar përmes procedurës së kufizuar të prokurimit.Më 3 nëntor të vitit 2014 Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) ka publikuar njoftimin për dhënie të kontratës “Ofrimi i shërbimeve inxhinierike për projektim dhe mbikëqyrje të projekteve”, ku në të kanë konkurruar vetëm dy kompani.
Bazuar në njoftimin e KRPP-së shihet se vlera e përgjithshme e kontratës për projektim është 355.20 euro, çmimi është për njësi, ndërkaq për mbikëqyrje është 3,10 % e investimit nga Autoriteti Kontraktues, e ku vlera e përafërt e kontratës është 500,000.00 euro për vit.
Sipas njoftimit të publikuar thuhet se kontrata do të jetë e vlefshme tre vjet, e ku shuma e mjeteve që kjo kompani do të marrë nga MMPH-ja është 1.5 milion euro.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...

































