Lajme

Prapaskenat e aksidentit ku humbi jetën 60 vjeçari nga Haraçina që donte të shpëtojë nipin

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 21 June 2017

Sabri Shabani, 60-vjeç nga Haraçina, ka humbur jetën dje në orët e mbrëmjes pasi është shtypur nga një kamion që po transportonte dru. Gjatë aksidentit është lënduar edhe 6-vjeçari Omer Shabani, i cili është nip i të ndjerit. I mituri është dërguar në Klinikën e Shkupit dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

 

Dëshmitarët e pranishëm në vendin e ngjarjes kanë treguar se trupi i të ndjerit është shtypur nën gomat e kamionit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, për shkak dhe të tonazhit të lartë që mbarte kamioni. Dëshmitarët po ashtu kanë treguar se viktima në përpjekje që të shpëtonte nipin e tij ka gjetur veten nën rrotat e kamionit, njofton Alsat-M.

-Advertisement-

Dinamika e aksidentit akoma nuk është e qartë dhe policia po punon për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje të rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera