Pranon fajësinë i akuzuari që shkaktoi aksident ku humbi jetën një person në vitin 2020
Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 21 February 2022
I akuzuari N.H ka pranuar fajësinë dhe ka shprehur keqardhje se më 2020 shkaktoi aksident trafiku, si pasojë e të cilit kishte humbur jetën e dëmtuara G.E.
Këtë deklarim i akuzuari e ka bërë gjatë shqyrtimit të dytë gjyqësor, të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai ka deklaruar se e ndjen vetën fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet, me ç’rast ka thënë se ndjehet i penduar.
Ai publikisht i kërkoi falje familjes së të dëmtuarës, ku shtoi se ka qenë një gjendje e rëndë edhe për të pasi që ka dy vite që nuk e tejkaon atë situatë.
Tutje, ka thën se mban përgjegjësinë që i takon për lëshimet e tij që ka bërë në komunikacion, lëshime ato që i ka konstatuar edhe eksperti.
I dëmtuari B.E, lidhur me deklarimin e të akuzuarit ka thënë se pajtohet me pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit.
Ata si familje e dëmtuar ia kanë falur sipas zakoneve dhe i bashkëngjiten ndjekjes penale ndaj tij dhe nuk kërkojnë kërkesë pasurore-juridike sepse të njëjten e kanë siguruar në kërkesë të rregullt gjyqësore.
Pas deklarimit të të pandehurit, avokati i tij Kujtim Gërveshi, lidhur me pranimin e fajësisë deklaroi se i njëjti mbështet në gjendjen e keqardhjes për familjen e të dëmtuarit, duke qenë se të njëjtit nuk kërkuan dënimin e tij dhe hoqen dorë nga ndjekja penale e të njëjtit edhe në seancën paraprake.
Tutje ka thënë se tash dy vite i mbrojturi i tij po përjeton vështërsi, të cilat i shfaqen si pasqyrë e përceptimit shpirtëror, për shkak se i njëjti është mjek dhe ka rolin që kësaj shoqërie t’i ndihmojë dhe t’i kthejë qytetarët të shëndoshë nga një trajtim mjekësor..
Ndërsa, shtoi se për të është posaçërisht i rëndë fakti se kjo situatë e ka ngatërruar në përgjithësi fillimisht për humbjen e një jete, që roli i tij gjatë gjithë karierës ka qenë të shpëtojë jetë.
Gërveshi, gjykatës i propozoi që ta pranojë fajësisë e bërë nga i mbrojturit të tij, si rrjedhë e deklarimit të sinqertë edhe të fmailjarëve të të dëmtuarës, për shkak se i njëjti mbështetet në ndjenjën shpirtërore dhe sinqeritetin e pastër të një profesionalisti shëndetsor.
Kurse, gjatë matjes së dënimit i njëjti i propozoi gjykatës që të ketë parasysh të kaluarën e të pandehurit si mjek familjar, mbajtës i familjes, keqardhjen e tij të shprehur disa herë, qëndrimin e tij para gjykatës, sjelljen e tij të përgjithshme.
Po ashtu, theksoi faktin se ky është aksidenti i parë dhe keqardhjen që ka shprehur ndaj familjes dhe deklarimin e familjarëve të të dëmtuarës, të cilët deklaruan se nuk i bashkëngjiten ndjekjes penale dhe nuk paraqesin kërkesë pasurore juridike.
Andaj, gjatë shqiptimit të dënimit në shkallën e përgjegjëgjsisë, kërkoi që të njëjtën gjykata ta ketë parasysh.
Prokurori Bekim Kodraliu lidhur me deklarimet e të pandehurit tha se pajtohet me pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit dhe se deklarimi i tij në shyqrtimin e dytë gjyqësor kryesisht kuptohet si pranim fajësie, andaj i propozoi gjykatës që të vendos lidhur me pranimin e fajsisë.
Ndryshe, në fillim të seancës, gjykatësi Avdirrahman Gashi i ka njoftuar palët se mbrojtësi i të pandehurit, ka dorëzuar kërkesë për hudhje të aktakuzës në afatin ligjor, një kopje të së cilës paraprakisht ia ka dorëzuar prokurorit Kodraliu.
Gashi po ashtu ka njoftuar se, mbrojtja i ka përmbushur detyrimet për zbulimin e provave nga neni 256 i këtij kodi.
Mbi bazën e deklarimeve të dhëna në këtë seancë, gjykatësi Gashi përmes aktvendimi e ka pranuar pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit Halili, me ç’rast ka thënë se procedura në këtë çështje juridiko-penale u përfundua.
Shpallja e aktgjykimit për këtë rast do të bëhet më 23 shkurt 2022.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 24 maj 2021, më 11 mars 2020, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht afër pompës së derivative “Alfa Trade” në fshatin Qallapek, Komuna e Lipjanit, i pandehuri N.H, derisa po drejtonte automjetin “BMW X5” në drejtim Ferizaj-Prishtinë, nga pakujdesia, duke tejkaluar shpejtësinë e kufizuar me shenja të përgjithshme të trafikut, ka shkaktuar aksident komunikacioni me ç’rast ka humbur jetën tani e ndjera G.E.
Në aktakuzë thuhet se, vdekja e tani të ndjerës është konstatuar edhe nga raporti i autopsisë, ku thuhet se këtij aksidenti i ka kontribuar edhe e ndjera.
Me këtë ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.
Të tjera
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...
-
”Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit”
“Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i K...
-
Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth përgjimeve mes Mi...
-
“Dy krisma të alltisë i kam dëgju”, dëshmitari rrëfen për momentin vrạsjes afër hotelit ku punonte në Dragodan
Besnik Vitija, i cili kishte punuar në hotelin “Adria” kur kishte ndodhur vra...
-
Pacolli: Ka dëshmi që kam biseduar me Radoiçiqin në sy të Kurtit dhe Osmanit
Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për një Kosovë të Re (AKR), ka thënë se ...
-
Daut Haradinaj me deklaratë të fortë: Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqin
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Selmanaj thotë se Kusari-Lila është në gjendje të rëndë: Asnjë deklaratë nuk e ka të njejtë!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar bised...
-
Pacolli: Kam bërë gabim në votën për Qeverinë Kurti, Kosova ka ngecur në shumë fusha
Ish-presidenti Behgjeti Pacolli, duke reflektuar për punën e Qeverisë Kurti p...