Pranohet aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës
Autori: Gazeta inFokus
15:45 | 24 Prill 2023
Këshilli i Evropës e ka pranuar sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion evropian.
Komiteti i Ministrave sot e ka miratuar me dy të tretat e votave aplikimin e Kosovës në KiE.
Për këtë ka reaguar edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, i cili ka thënë se ky është një sukses i rëndësishëm multilateral i Republikës së Kosovës, veçanërisht pas një periudhe të kompromiseve në të kaluarën, të cilat ia pumundësuan Kosovës anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Tani, na pret një punë intensive në APKiE, organ i cili do të përpilojë një numër raportesh mbi Kosovën dhe do ta jap opinionin e tij mbi anëtarësimin e saj në KE”, ka thënë Ahmeti.
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE është te Komiteti i Ministrave: Çka është Komiteti i Ministrave?
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës sot ka qenë në rend të ditës të Komitetit të Ministrave të këtij këshilli. Por, çfarë duhet të dimë dhe cilat janë procedurat?
Gati një vit pritje, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është futur për herë të parë në rend të ditës, por fillimisht çështja e aplikimit të Kosovës është në dorë të Komitetit të Ministrave të kësaj organizate.
Nëse Komiteti i Ministrave e pranon aplikimin e Kosovës, atëherë i hapet rruga procedurave të tjera për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Cili është roli i tyre?
Sipas informatave që gjenden në uebsajtin e KiE-së, Komiteti i Ministrave përbëhet nga 46 shtete të cilat janë anëtare të Këshillit të Evropës ose përfaqësuesit e tyre që janë të përhershëm në KiE me bazë në Strasburg.
Pjesë e këtij Komiteti është edhe Serbia, por edhe shtete të tjera që mbështetin Kosovën në rrugën drejtë anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Pra, fillimisht aplikimi i Kosovës do të diskutohet në Komitetin e Ministrave e pastaj do t’i hapet rruga procedurave të tjera.
Po ashtu, Komiteti i Ministave e ka edhe Sekretariatin.
Sekretariati i Komitetit të Ministrave përbëhet nga rreth 22 anëtarë.
“Ditë më rëndësi”
Ndërkaq, deri të dielën nuk kishte asgjë të konfirmuar nëse Kosova është futur në agjendën e sotme të Këshillit të Evropës.
Lajmin për futjen në agjendë e dha të dielën, këshilltarja e presidentes, Rejhan Vuniqi.
“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendë për takimin e të hënës së Komitetit të Ministrave. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian,” – ka thënë ajo.
Ndërkaq, në Strasburg po qëndrojnë edhe deputetë të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, që është pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka shkruar në Facebook se sot është një ditë e veçantë për Kosovën. Shoshi pretendon që Kosova është një hap më afër.
“Dite e veçantë për Kosovën. Një hap më afër.” – ka shkruar ajo.
Edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi po merr pjesë në seancën ku pritet të diskutohet për aplikimin e Kosovës.
“Keshilli i Evropes, ne jemi gati per ta filluar procesin e anetaresimit.” – ka shkruar ai në Facebook.
Po ashtu, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri po merr pjesë në këtë mbledhje. Ai ka thënë se është një ditë më rëndësi dhe anëtarësimi i Kosovës po bëhet realitet.
“Për tri ditë do të jemi në Këshillin e Evropës, në sesionin pranveror, ku pritet të ketë shumë takime të delegacionit tonë me delegacione anëtare për të kërkuar mbështetje për anëtarësim. Po ashtu, për pak, në ora 14:30, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës pritet të jetë në rend dite të takimit të Këshillit ministror të kësaj organizate. Po duket të jetë një ditë shumë e mirë dhe me rëndësi për Kosovën. Ngadal, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po bëhet realitet.” – ka shkruar ai në Facebook.
Një mbështjet Kosovës i ka ardhë edhe nga deputeti ukrainas Oleksiy Oleksiyovich Goncharenko. Ai ka thënë se do ta mbështet Kosovën me të gjitha mundësitë që ka.
“Sot do të jetë vendimi i parë i Komitetit të Ministrave dhe ne do të shohim se si kjo do të shkojë. Unë do ta mbështesë rastin e Kosovës në të gjitha mundësitë e mundshme me të gjithë forcën time. Sot do të jetë takimi i Komitetit të Ministrave ku unë nuk jam anëtar. Unë jam anëtar i Asamblesë Parlamentare. Sot do të jetë takimi i Komitetit, unë shpresoj që vendimi do të jetë pozitiv.” – ka thënë ai.
Kujtojmë se Serbia ka tentuar që të pengojë në vazhdimësi që aplikimi i Kosovës të mosfutet në agjendën e Këshillit të Evropës.
Kjo tendencë e tyre ishte parë si shkelje e Marrëveshje së Ohrit, e arritur më 18 mars dhe e cila thoshte se shtetet pajtohen që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejtë anëtarësimit në organizata ndërkombëtar.
Kosova e akuzonte Serbinë për shkelje të marrëveshjes pas tentimeve për pengim të aplikimit dhe anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare.
Tash mbetet të shihet se cili do të jetë vullneti i Komitetit të Ministrave për aplikimin e Kosovës.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...






























