Lajme

Pranimi në heshtje i strukturave paralele serbe

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 13 July 2021

Verolub Petroniq nga organizata joqeveritare “Qendra Humane në Mitrovicë”, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë që shumica e kryetarëve të komunave me shumicë serbe, të cilët i kanë fituar ato pozita në zgjedhjet e organizuara në sistemin e Kosovës, mbajnë gjithashtu edhe poste udhëheqëse në Organet e Përkohshme të Serbisë, të cilat nga autoritetet e Kosovës konsiderohen si paralele.

Por, sipas tij, autoritetet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë që kjo gjendje të ndryshojë, dhe siç thotë ai, kanë lënë të kuptohet që e kanë miratuar në heshtje këtë situatë, transmeton Gazeta Infokus.

“Këtë e kanë ditur të gjithë ish-presidentët, ish-kryeministrat dhe kryetarët e kuvendit si dhe deputetët. Pra, ky nuk është kurrfarë sekreti, në mënyrë të heshtur Kosova e ka dhënë miratimin për një gjë të tillë. Kanë pasur të drejtë (autoritetet e Kosovës) që kur janë mbajtur zgjedhjet lokale, të kërkojnë dhe të thonë që këta nuk janë adekuatë që të jenë në listat zgjedhore, sepse ata ndodhen në pozita udhëheqëse në disa organe të përkohshme. Por, ata nuk e bënë këtë edhe pse e kanë ditur këtë rrëfim”, shprehet Petroniq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera