Pranimi i targave nga Serbia, Abazi: E bëri për çështje financiare, ndërsa ‘godet’ Kurtin e Sveçlën
Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 05 January 2024
Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar sot pas njohjes së targave RKS nga Serbia, duke thënë se e ka bërë për çështje financiare.
Abazi në një postim në Facebook shkruan se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se Serbia e ka bërë pranimin e tabelave RKS për të moszbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin është manipulim.
Ai po ashtu thotë se Serbia po realizon procese të kalkuluara historike duke arritur zbrazjen e Luginës dhe vështirësimin e funksionalitetit të Kosovës, ndërsa ne merremi me deklarata kozmetike e postime për trimërinë e Sveçlës.
Lexoni të plotë postimin:
“Serbia ka pranuar tabelat RKS për të përfituar financiarisht nga lëvizja e qytetarëve të Kosovës pas liberalizimit të vizave. Këtë vendim e ka bërë vetëm disa ditë para përfundimit të vitit. Pritjet e gjata disa orësh në kufijtë me Serbinë janë kolonat e makinave që paguajnë taksë rrugore, furnizohen me derivate, blejnë nëpër markete, paguajnë haraç, dhe kërkojnë e paguajnë për shërbimet tjera derisa kalojnë nëpër Serbi. Përfituesi nga lëvizja me makina dhe autobus drejt shteteve evropiane nga liberalizimi i vizave është Serbia.
Serbia në çdo vendim ka kalkulimin e përfitimit financiar dhe përfitimit nga xhepi i qytetarëve të Kosovës, përderisa qeveritarët dhe eksponentët e saj për më shumë se dy vite kryefjalë e kanë luftën dhe rrjedhimisht frikësimin e investitorëve dhe turistëve. Kjo mendësi e publicitetit të konfliktit dhe luftës në njërën anë e konfliktit të vazhdueshëm me njësitet elitë të policisë, është mendësi qeverisëse e frikësimit të qytetarëve me qëllim të qeverisjes me manipulim dhe për defokusim nga problemet reale të qytetarëve!
Deklaratat se Serbia e ka bërë pranimin e tabelave për të mos zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin është manipulim i Kryeministrit. Vuçiq ka arritur ta mbajë Kosovës në kurth dhe njësoj por edhe me sanksione ndaj Kosovës ka arritur që t’ja vendos lakun në fyt me mbishkrimin e ‘Zajdenicës’ dhe tani po i mbledhë paratë e Kosovarëve në ikje për Perëndim! Serbia po realizon procese të kalkuluara historike duke arritur zbrazjen e Luginës dhe vështirësimin e funksionalitetit të Kosovës, ndërsa ne merremi me deklarata kozmetike e postime për trimërinë e Sveçlës!.
Të tjera
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...