Pranimi i fajit nga të akuzuarit, ndihmon proceset gjyqësore
Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 25 November 2017
Gjykata Penale e Shkupit ka marrë vendimin e dytë lidhur me rastet e ngritura nga Prokuroria Speciale Publike, e që ndërlidhen me rastin “Shuplakat”, duke dënuar me vetëm 6 muaj burg me kusht Tomsillav Llazarovin, i cili e pranoi fajin.
Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, Tomisllav Lllazarov akuzohet për dhunë, bashkë me 14 persona të tjerë, si nxitës dhe organizues idisa anëtarë të VMRO-DPMNE për të protestuar kundër rrënimit të kishës “Shën Konstandini dhe Elena”, e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.
Ndryshe nga Llazarov, i cili e pranoi fajin, tre të akuzuarit e tjerë ku bën pjesë ish- kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe deputetja Daniella Rangellova, e cila gjatë ngjarjeve ishte këshilltare nga radhët e VMROO DPMNE-së në Komunën Qendër thanë se nuk ndihen fajtorë.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se pranimi i fajit nga ana e njërit prej të akuzuarve nga Prokuroria Speciale Publike, do të ndikojë pozitivisht në rrjedhën e mëtejme të lëndëve, të cilat i ka ngritur Specialja.
Besa Kadriu, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë se një pjesë e të akuzuarve duket qartë se kanë filluar t’u thonë jo urdhravetë partisë. Me këtë lehtësojnë dënimin për veten, por edhe mundësojnë që të zbardhen gjurmët e krimit.
“Përfundimisht është një mundësi e mirë që Prokuroria Speciale Publike, po edhe autoritetet e tjera të Gjyqësisë të kenë më shumë argumente që të zbulojnë dhe ndriçojnë plotësisht gjurmët e krimit. Do të thotë se në një mënyrë hapen dyer më të mëdha që drejtësia të funksionojë në një mënyrë tjetër shumë më ndryshe nga ajo që tanimë është instaluar si përvojë skajshmërisht e varur nga politika ditore”, vlerëson Kadriu.
Ndërkaq, sipas Jovan Tërpenoskit, ish-prokuror publik, pranimi i fajit nga ana e njërit nga të akuzuarit, i vë në pozitë të vështirë të akuzuarit tjerë duke ndryshuar dhe rrjedhën e gjykimit jo vetëm për këtë rast, por edhe për rastet e tjera që i ka ngritur Prokuroria Speciale Publike.
“Mund të them se tashmë kanë filluar të marrin një rrjedhë pozitive zhvillimet në gjyqësor. Që do të thotë, kërkohet e vërteta reale, e cila është si rezultat i dëshmive të prezantuara nga ana e Prokurorisë Speciale Publike dhe mendoj se me këtë hapet rrugë që rastet e ngritura të marrin epilog gjyqësor”, thotë Tërpenovski.
Ndryshe, gjatë muajit dhjetor, duhet të mbahet seanca gjyqësore “Target dhe Fortesa” ku i akuzuari i parë është ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallokov, rast ky që pritet të zbardhet se me urdhër të kujt janë realizuar përgjimet e paligjshme, si dhe me urdhër të kujt janë shkaktuar pajisjet, me të cilat janë realizuar përgjimet.
Të tjera
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...
-
Festë me tupana në Tetovë, Fronti Evropian shpall fitoren
Rezultatet e para në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin pë...
-
Dalin rezultatet në Tetovë
Në komunën e Tetovës deri më tani janë numëruar 61.620 vota nga gjithësej 86....
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...