Prag proteste, Haki Çako i shkon në zyrë kryeprokurorit Llalla
Autori: Gazeta inFokus
10:06 | 13 Maj 2017
Kanë mbetur vetëm pak orë nga protesta që opozita pritet të mbajë përpara Kryeministrrisë, ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë publike masat e sigurisë.
Mësohet se në kuadër të protestës, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka nisur një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla në zyrën e Prokurorit të Pergjithëm.
Masat e policisë
Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e shtunë, në datë 13.05.2017, ora 12:00 në qytetin e Tiranës.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka kontaktuar përfaqësues të degës së Partisë Demokratike, duke u kërkuar që të plotësojnë kërkesën e sjellë prej tyre konform ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, konkretisht, përcaktimin e orës së përfundimit të tubimit, personave përgjegjës në mbarëvajtjen e tubimit, personat që do të flasin në këtë tubim, etj.
Partia Demokratike nuk ka plotësuar ende të gjitha kërkesat ligjore të mësipërme që do të mund të bënte protestën e organizuar prej saj plotësisht ligjore në funksion të garantimit të mbarëvajtjes së saj nga Policia e Shtetit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka shprehur angazhimin e saj për marrjen e masave për garantimin e zhvillimit normal të tubimit, në datë 13.05.2017, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pa cënuar sigurinë kombëtare, sigurinë publike dhe punën normale të institucioneve.
Për të krijuar lehtësirat në funksion të mbarëvajtjes së protestës, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur: – të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë: – nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”. – nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, – Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për bllokimet e akseve rrugore gjatë kohës së zhvillimit të protestës. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat ligjore për sigurinë e protestës, por ndërkohë kërkon bashkëpunimin e organizatorëve për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Tubimet”, si garanci për mbarëvajtjen e tubimit.
Policia e Shtetit, siç ka dëshmuar është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zhvillimit të çdo tubimi paqësor kudo dhe nga kushdo. Ajo ka të gjithë të drejtën ligjore, si dhe zotëron të gjithë kapacitetet për të mos lejuar cënimin e interest të qytetarëve dhe për të vënë përpara përgjegjësisë këdo që shkel ligjin. /albeu.com/

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
































