Lajme

Prag Bajrami, KMSH vijon shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë(Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 23 June 2017

KMSH në bashkëpunim me emisionin STOP – TV KLAN vijuan ushatën e shpërndarjes së pakove në disa familje në qytetin e Tiranës.

Në këtë shpërndarje u përfshinë familje të varfra, jetimë, njerëz me aftësi të kufizuara dhe familjet me gra të dhunuara.

Ndërkohë, Zv.Kryetari i KMSH-së, Gazmend Aga falenderoi të gjithë besimtarët që kontribuan në mundësimin e këtyre ndihmave pas thirrjes së Zyrës së Gruas në këtë institucion.

-Advertisement-

“Kjo është gjendja e mjerueshme e këtyre familjeve e pasqyruar nga objektivi i një aparati, por vizita e tyre, prekja e realiteti nga afër është edhe më e dhimbshme. Allahu i gëzoftë në këtë botë dhe tjetrën. Kjo është mënyra më e bukur për të gëzuar njerëzit, për të qenë pranë tyre e për të qenë i dobishëm.

Në fenë tonë, besimtari më i mirë është ai që është më i dobishëm për njerëzit. Bajram i vërtetë është ai që gëzohemi ndërkohë që gëzojmë edhe të tjerët. Ky shembull i besimtarëve qoftë një mesazh për të gjithë shoqërinë”., – tha Aga.

Ndërkohë, drejtoresha e Zyrës së Gruas në KMSH, Fatma Karaj paraqiti gjëndjen e vështirë të familjeve që institucioni iu gjend pranë duke theksuar janë edhe mjaft të tjerë që duhen ndihmuar. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera