Rozë

Pozoi e zhveshur në mes të dëborës, këngëtarja tregon prapaskenat

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 18 January 2021

Këngëtarja kosovare, Vera Smolica, mori jo pak vëmendje me foton e fundit të hedhur në Instagram, ku pozoi me të brendshme në dëborë.

Fotoja mori shumë komente, ndërsa po të shumta ishin edhe pëlqimet për trupin e këngëtares.

Në një lidhje me Skype për “Ftesë në 5”, ajo tregoi prapaskenat e kësaj fotoje, ndërsa tha se iu deshën 7 minuta dhe se ‘asistuan’ pesë shoqe.

-Advertisement-

“Isha me pushime me shoqet, po bënim foto të bukura dhe thash ok, po dal nga jacuzzi dhe po bëj një foto të tillë. Me sportin e shoqeve, se ishin 5 shoqe që po më shkrepnin foto nga të gjitha sfondet. Mu deshën 7 minuta, që në dëborë janë mjaftueshëm për t’u ftohur, por fatmirësisht nuk ndodhi”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera