Fokus

Pozhari flet për rolin e analistëve në studiot televizive dhe gjuhën në rrjete sociale

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 06 October 2023

Këtë javë në “Podacst me Shkëlzen Dakaj“ prodhimi Gazetës Infokus, i ftuar ishte analisti politik, Xhevdet Pozhari, ku temë diskutimi ishte roli i analistëve në studiot televizive.

Në këtë intervistë u diskutua edhe për gjuhën kontaminuese në rrjetet sociale.

“Në momentin kur në nuk jemi të kujdesshëm ndaj njëri-tjetrit, të paktën respektin fillestar, atëherë t’i vetëm je duke e nxitë masën. Ti nuk mund të presësh një standard ndryshe kur ti je duke e praktiku një standard të gabuar. S’mundet ti ton kohen me dalë me ofendu, me legjitimu ofendimin në emër të shikueshmërisë apo çështjeve të caktuara dhe më pas të habitesh pse dikush është irritu nga ato që ke thënë ti“, ka thënë Pozhari.

-Advertisement-

Gjithashtu, analisti Pozhari ka dhënë vlerësimin e tij për ministrat e Qeverisë Kurti.

Sipas tij, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari duhet të shkojë në shtëpi.

Ndërkaq, për ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, Pozhari nuk pati vlerësim, derisa ky i fundit të zgjidhë problemin e pensionistëve.

Ndonëse kritikoi kolegët e tij, analisti pati vlerësim ndryshe për ministrin e Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla.

“Nëse duhet më veçua për të mirë kuptohet është Xhelal Sveçla, unë e kam thënë në mandatin Qeveria Kurti I, protagonisti kryesor ka qenë natyrshëm Arben Vitia, ndërsa kam thënë se në qeverinë tjetër do të jetë Xhelal Sveçla se e kam ditë që do të merret me çështjen e veriut“, ka deklaruar Pozhari në Podcast me Shkëlzen Dakaj.

I pyetur se a janë në rol analistët nëpër studio televizive ku kanë obligime për të krijuar zhurmë për audiencë, thotë se ai nuk është asnjëherë në rol por e pranon se ndodh ka “lojëra” të tilla.

Debati mes Pozharit dhe moderatorit krijohet edhe në këtë podcast kur diskutohet për gjuhën vulgare, etiketimet, sharjet e fyerjet në rrjetin social “Facebook“ nga qytetarët.

Pozhari thotë se i mirëkupton edhe ata që shprehen në atë mënyre sepse kanë adhurim për liderët ose një subjekt politik.

Derisa gazetari Dakaj e kundërshton duke thënë se nuk ka aspak respekt për ata qytetarë dhe kjo duhet të kritikohet sepse po shndërrohemi në një shoqëri ky fyerja, sharjet e etiketime janë bërë standard.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera