Lajme

“Pothuajse shumica e provave në Hagë janë siguruar nga Serbia”

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 02 May 2023

Gjykata e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ka larguar sot 20 viktima nga procesi i gjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Avokati Skender Musa në Klan Kosova ka thënë se pothuajse shumica e provave në Hagë janë siguruar nga autoritetet e Serbisë.

“Ka viktima të rrejshme, dëshmitarë dhe prova të rrejshme. Pothuajse shumica e provave janë prova të siguruara nga autoritetet e Serbisë. Nuk pritet që Serbia të dërgojë material që shkon në favor të UÇK-së”.

-Advertisement-

“Tash mund të ketë dëshmitarë dhe palë të dëmtuara që do të vërtetohet se nuk janë palë të dëmtuara, do të ketë edhe dëshmitarë që gjatë dhënies së dëshmive janë dhënë në lajthim. Është krejt e natyrshme”.

Sipas tij, tashmë është vërtetuar se personat në fjalë nuk kanë qenë fare viktima të kësaj aktakuze.

“Çdo kallëzim penal i rrejshëm është vepër penale. Tani duhet të bëhet kallëzim penal dhe të ngrihet aktakuzë ndaj tyre”.

“Gjykata nuk ka arsye që këta t’i mbajë fshehtë, mund t’i bëjë publike emrat e tyre nëse e sheh të nevojshme që të njoftohet opinionin publik”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera