Postmenopauza, çfarë duhet të dini rreth saj
Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 03 October 2022
Postmenopauza është termi që përshkruan kohën pas kalimit të menopauzës.
Kur jeni në postmenopauzë, cikli juaj menstrual ka ndaluar për më shumë se 12 muaj rresht. Në këtë fazë të jetës, vitet e riprodhimit kanë përfunduar dhe nuk jeni më në ovulacion (lëshimi i vezëve).
Simptomat e menopauzës që keni përjetuar, mund të bëhen më të buta ose të zhduken plotësisht.
Megjithatë, disa njerëz vazhdojnë të përjetojnë simptoma të menopauzës për një dekadë ose më gjatë pas menopauzës.
Ka tre faza të menopauzës
Perimenopauza është koha para menopauzës. Gjatë saj ciklet menstruale fillojnë të bëhen të çrregullta. Ju mund të përjetoni disa nga efektet anësore të menopauzës, si afshet e nxehta etj.
Menopauza ndodh kur cikli jua menstual ndërpritet për rreth për 12 muaj rresht. Pas kësaj ju hyni në postmenopauzë.
Postmenopauza është koha pas menopauzës, e cila zgjat për të gjithë pjesën tjetër të jetës tuaj. Njerëzit në postmenopauzë janë në një rrezik të shtuar për disa sëmundje shëndetësore si osteoporoza dhe sëmundjet e zemrës. Ndaj duhet të tregohen më të kujdesshëm për shëndetin.
Sa zgjat postmenopauza?
Pasi të hyni në postmenopauzë, nivelet e hormoneve tuaja do të mbeten të ulëta dhe nuk do të keni më perioda mujore. Ju nuk mund të mbeteni shtatzënë sepse vezoret kanë ndaluar lëshimin e vezëve.
Çfarë ndryshimesh hormonale ndodhin pas menopauzës?
Vezoret tuaja prodhojnë shumë pak estrogjen dhe progesteron deri në kohën kur jeni në postmenopauzë. Disa njerëz ende përjetojnë efekte anësore nga nivelet e ulëta të hormoneve.
Në çfarë moshe konsiderohet postmenopuzë?
Nuk ka një moshë në të cilën jeni automatikisht në postmenopauzë. Pasi menstruacionet ju mungojnë për më shumë se një vit, ju jeni tashmë në postmenopauzë pavarësisht nga mosha. Mesatarisht, njerëzit kalojnë në menopauzë rreth moshës 51 vjeç.
Cilat janë simptomat?
Simptomat janë më pak intensive sesa në menopauzë. Në disa raste, ato pothuajse zhduken. Simptomat e vazhdueshme shkaktohen nga nivelet e ulëta të hormoneve riprodhuese.
Disa simptoma mund të jenë:
Afshe të nxehta dhe djersitje gjatë natës
Depresion
Pagjumësi
Lëkurë e thatë
Ndryshime në peshë
Rënia e flokëve
Probleme me urinimin
Nëse simptomat tuaja bëhen më intensive ose ndërhyjnë në jetën tuaj të përditshme, bisedoni me mjekun tuaj.
Çfarë e shkakton gjakderdhjen pas menopauzës?
Gjakderdhja gjatë postmenopauzës nuk është një efekt anësor normal i uljes së niveleve të hormoneve. Në disa raste, nuk përbën ndonjë problem madhor, por në raste të tjera mund të tregojë një infeksion apo sëmundje më të rëndë shëndetsore. Prandaj këshillohet që të kryeni një vizitë gjinekologjike.
A ndalen afshet pas menopauzës?
Disa njerëz vazhdojnë të përjetojnë afshe të nxehta pas menopauzës, që shkaktohen nga ulja e niveleve të estrogjenit dhe kjo nuk është e pazakontë. Por nëse janë shqetësuese ose intensifikohen, flisni me mjekun tuaj për të përjashtuar shkaqe të tjera.
Të tjera
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...