Sport

Postimi kundër Albin Kurtit, i kushton me suspendim Qëndrim Vatës

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 26 March 2020

Gjyqtari i futbollit në Kosovë, Qëndrim Vata, që gjykon në Ligën e Parë, është suspenduar nga Komisioni i Gjyqtarëve të Federatës së futbollit të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Vata e ka ofenduar rëndë kryeministrin, tani në detyrë, Albin Kurti, duke iu gëzuar shumë rrëzimit të tij nga posti i të parit të Qeverisë.

Madje, ai e ka krahasuar Kurtin me diktatorin korean, Kim Jong.

-Advertisement-

Më pas, gjyqtari kosovar ka reaguar duke thënë se dikush ia ka thyer llogarinë si dhe u ka kërkuar falje të gjithë personave që kanë mundur të preken nga ai postim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera