Lajme

Postimi i fundit i Qerim Kelmendit ka të bëj me Nasim Haradinajn: “Jam i urryer nga mijra shqiptarë”

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 27 February 2020

Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së u gjet i vdekur e i djegur në veturën e tij në Pejë.

Për këtë rast ende nuk dihen detaje, ose se çka saktësisht ndodhi, shkruan gazeta inFokus.

Por, në postimin e fundit të Kelmendit në rrjetin social në Facebook, ai kishte thënë që urrehet nga mijëra shqiptarë.

-Advertisement-

Këtë postim e ka bërë në mbrojtje të ish-luftëtarit tjetër Nasim Haradinajt, pasi ky i fundit e kishte quajtur ish-Presidentin e Kosovës, tradhtarë.

“Po, Smajl Haradinaj e Nasim Haradinaj janë Tradhtarë, sepse ishin pakic, ishin kundër Serbisë, luftuan kundër Serbisë dhe shumicēs shqiptare ! Edhe Unë jam tradhtarē si Smajl Haradinaj dhe Nasim Haradinaj, sepse, njësoj si ta, jam i urryer nga mijra shqiptarë !”, pati shkruar Qerim Kelmendi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera