Rozë

Postim kundër Izraelit, modelja myslimane largohet nga firma e njohur

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 25 January 2018

Modelja myslimane Amena Khan vendosi që të lërë fushatën publicitare të firmës L’Oreal, pas polemikave të lindura pas një postimi të bërë prej saj në Twitter në vitin 2014.

Khan në postimin e saj kishte kritikuar qeverinë izraelite dhe ndërhyrjet ushtarake në Gaza, duke e quajtur Izraelin “shtet terrorist”.

Mesazhet e saj u publikuan në mediat amerikane, duke shkaktuar polemika. Vendimi i modeles për tu larguar, u dakordësua dhe pranua plotësisht nga L’Oreal.

-Advertisement-

“Së fundmi mora pjesë në një fushatë që më pëlqente shumë. Por me vendosmëri të madhe u shkëputa prej saj, për shkak të polemikave të krijuara ledh një postimi tim, të cilat e shkatërrojnë imazhin pozitiv”, deklaron Amena.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera