Posti i kryeparlamentarit i takon Kadri Veselit

Autori: Gazeta inFokus
13:18 | 15 July 2017
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në një intervistë për “Zërin”, ka thënë se në bazë të marrëveshjes që është arritur brenda koalicionit, posti i kryeparlamentarit i takon bartësit të listës, në këtë rast Kadri Veselit, duke shtuar se është e drejtë e partnerit të koalicionit që të përcaktohet për kandidatin e saj.
Ndërsa duke folur për faktin, se a është e gatshme AAK-ja të mbetet në opozitë, Isufi ka thënë se në këtë rast nuk është në pyetje AAK-ja, as koalicioni PAN, por, sipas tij, është në pyetje shteti i Kosovës, i cili duhet të ketë institucione kredibile dhe stabile.
Zëri: Kujt do t’i takojë posti i kryeparlamentarit. A keni marrëveshje në PAN që kjo pozitë t’i ofrohet Kadri Veselit?
Isufi: Si koalicion parazgjedhor, me marrëveshjen që është arritur, posti i kryeparlamentarit i takon bartësit të listës, në këtë rast z. Kadri Veselit. Por është e drejtë e partnerit në koalicion që të përcaktohet për kandidatin e saj.
Zëri: A ka mundësi që vendi t’i nënshtrohet një bllokade institucionale si në vitin 2014?
Isufi: Tanimë gjërat janë të qarta se kujt i takon e drejta e nominimit të mandatarit në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, prandaj nuk ka hapësirë për bllokadë. Por ka arsye për kompromise politike që të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe stabile.
Zëri: Nëse Haradinaj dështon t’i sigurojë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë, a jeni të gatshëm ju si AAK të mbeteni në opozitë?
Isufi: Në këtë rast nuk është në pyetje AAK-ja, as koalicioni PAN, por është në pyetje shteti i Kosovës, i cili duhet të ketë institucione kredibile dhe stabile dhe duhet kuptuar se ka hapësirë për pjesëmarrje në qeverisje për t’i dhënë drejtim zhvillimit të vendit në të gjitha sferat, sepse qytetarët e Kosovës kanë nevojë për zhvillim dinamik të proceseve që e forcojnë Kosovën si shtet dhe e avancojnë në integrimet e reja që po e presin.
Edhe ata që mund të hezitojnë sot, duhet të marrin kurajë të bëhen pjesë e qeverisë “Haradinaj”, duke pasur parasysh vizionin e tij, dinamikën që ka përcaktuar edhe në të kaluarën dhe dhënien e shansit që Kosova të prosperojë.

Të tjera
-
Veç dje, ndodhën 78 aksidente komunikacioni në rrugët e Kosovës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara kanë ndodhur...
-
I dehuri sulm* oi një person në Graçanicë, arrestohet
Një person në gjendje të dehur dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një tjetër ...
-
Zhduket një grua në Gjakovë, rasti nën hetime
Një grua është raportuar e zhdukur në Gjakovë. Rasti po hetohet. “PERSO...
-
Vetplag*set një person në Prishtinë
Një person ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se ishte vetplagosur. ...
-
Edi Rama nderohet me medalje presidenciale nga Izraeli, Herzog: Mirënjohës për atë që keni bërë për hebrenjtë
Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga Presidenti i Izraelit me medaljen...
-
Kallas viziton Ballkanin Perëndimor
Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian...
-
Trumpi sfidues: Zotohet të mbaj qëndrim ndërsa vendet tjera përleshen mbi tarifat
Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur tarifat e reja ndaj importeve që...
-
KEDS: Vendet që do të mbesin sot pa rrymë
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë, ka njoftuar se sot...
-
Krejt çka dihet për arrestimin e serbëve, dhe më pas lirimi i 10 prej tyre në Gjakovë dhe Prizren
12 persona të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë...
-
ZRrE sot mban takim me mediat për procesin e përshtatjes tarifore
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka ftuar mediat në një takim informue...
-
“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve
Katër pelegrinë serbë janë arrestuar sot në Gjakovë nga Policia e Kosovës, pa...
-
Pse Kallasi përjashtoi Kosovën dhe Serbinë nga turi i vizitave në rajon?
Mesazh konkret dhe bojkot politik për Kosovën e Serbinë, po konsiderohet mosa...