Lajme

Posta në Grevë, Sindikata në takim urgjent me ministrin Lluka

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 09 July 2018

Përderisa punëtorët e Postës së Kosovës kanë filluar sot grevën gjithë-ditore, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është duke mbajtur një takim urgjent me udhëheqjen e Sindikatave të Postës së Kosovës, kanë thënë burime të Kosovapress-it.

Nga rezultatet e këtij takimi varet nëse greva do të vazhdoj gjatë tërë ditës dhe ditëve në vijim.

Punëtorët e Postës kanë tri kërkesa kryesore për ministrin Lluka dhe Qeverinë e Kosovës. Mbulimin e humbjeve nga Qeveria në Shërbimin Universal Postar, implementimin e strategjisë së Postës dërguar në Qeveri në nëntor të vitit të kaluar që i mundëson kësaj ndërmarrje të dalë nga kriza, si dhe kërkesën për mosfavorizim të kompanive private në dëm të Postës nga ana e institucioneve shtetërore.

-Advertisement-

Punëtorët e Postës ende nuk i kanë marrë pagat këtë muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera