Posta ia kërkon borxhin Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 27 August 2018
Nëse Qeveria e Kosovës nuk e rimburson Postën e Kosovës për humbjet që ka pësuar posta gjatë ofrimit të shërbimit universal që nga 2013-ta e deri më sot, Posta e Kosovës rrezikon të bllokohet. Nëse nuk paguhet ky borxh, punëtorët e postës mund të mbesin pa paga, shkruan Express.
Rreth 5 milionë euro është vlera e humbjeve që ka pësuar Posta e Kosovës që prej vitit 2013 e deri më tani për ofrimin e shërbimit universal në tërë territorin e Kosovës. Por, ndonëse Qeveria e Kosovës obligohet me Ligj që të mbulojë humbjet financiare, këtë nuk e ka bërë.
“Menaxhmenti i Postës së Kosovës i është drejtuar me një shkresë Qeverisë së Kosovës, javën e kaluar, që në përputhje me ligjin ta shlyejë sa më shpejt borxhin në vlerë prej rreth 5 milionë euro.
Ky borxh është krijuar për shkak se Qeveria nuk ka rimbursuar humbjet që ka pësuar Posta gjatë ofrimit të shërbimit universal postar nga viti 2013 e deri më sot. Këtë shërbim Posta është e obliguar të kryejë në tërë territorin e Kosovës, pavarësisht humbjeve, ndërkaq Qeveria është e obliguar me ligj të mbulojë humbjet financiare”, thuhet në komunikatën e menaxhmentit të Postës drejtuar mediave.
E kjo situatë po i sjell problem Postës së Kosovës, duke rrezikuar kështu edhe bllokimin e saj. Prej mospagesës së këtij borxhi, punëtorët e postës mund të mbesin pa paga, si dhe do të shkaktojë probleme serioze edhe në operimin normal të ndërmarrjes.
“Mosmbulimi i këtij shërbimi, do të vejë Postën e Kosovës në situatë të papërballueshme financiare ku nuk do të mundë të bëhet ekzekutimi i pagave për punonjësit si një obligim ligjor, si dhe do të shkaktojë probleme serioze edhe në operimin normal të ndërmarrjes.
Posta ka kërkuar nga Qeveria që brenda muajit gusht të shlyejë borxhin ndaj Postës sepse nuk ekziston asnjë arsye për zvarritje të mëtejme”, thuhet në komunikatë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...