Posta e Kosovës prezanton pullat postare me dy kafshë të egra e që janë të rrezikuara nga zhdukja
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 07 May 2021
Posta e Kosovës, sot me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, më 07.05.2021, vë në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Evropa 2021-Shtazët e egra të rrezikuara vendore (kaprolli, ariu i murrmë)”.
Filatelia e Postës së Kosovës, përmes pamjeve të këtyre pullave postare dhe bllokut filatelik, ju prezanton dy nga shtazët e egra më të rrezikuara nga zhdukja, kaprollin dhe ariun e murrmë.
Policia e zë në flagrancë kosovarin duke kaluar kontrabanduar qengja
-Advertisement-
Kaprolli – Kjo kafshë e urtë dhe e brishtë gjatë stinës së verës ka ngjyrë të kuqërreme të trupit, kurse gjatë dimrit kafe të mbyllët apo të përhirtë. Gjatësia trupore sillet prej 0.9 – 1.3 m, lartësia midis 66 – 88 cm, ndërsa pesha trupore prej 15 – 35 kg. Mashkulli ka brirë me gjatësi prej 20 – 25 cm, të mbështjellë me një shtresë lëkurore, të cilët ndërrohen periodikisht.
Është shtazë më shumë aktive natën se sa ditën. Nuk migron e as nuk bie në letargji. Ushqehet me një numër të madh të llojeve bimore, gjethe, fara, fruta, bulëza, barishte etj. Është pre e ujkut, rrëqebullit, dhelprës dhe grabitqarëve të tjerë.
Jeton i vetmuar, por femra me pasardhësit jetojnë në grupe më të mëdha familjare ose më të vogla, varësisht nga biotopi dhe dendësia e popullatës. Jetëgjatësia e këtij lloji është deri në 15 vjet.
Ariu i murrmë – (Ursus arctos) ka një gjatësi prej 1.5 deri në 2.8 metra.
Pesha e tyre është e ndryshme dhe sillet nga 200 kg deri në 1000 kg, varësisht nga gjinia, vendndodhja apo sezoni. Jetojnë 15 deri në 25 vjet.
Arinjtë e murrmë ushqehen me një dietë të përzier të bimëve, peshqve dhe gjitarëve të vegjël. Pasi kanë kthetra të zhvilluara, ata mund të gërmojnë në tokë dhe kështu sigurojnë ushqim të bollshëm. Kthetrat gjithashtu i përdorin edhe për të kapur pre.
Janë inteligjent, kureshtarë. Gjatë verës marrin sasi të konsiderueshme të yndyrës përmes ushqimit, në mënyrë që ta përdorin gjatë dimrit kur të kalojnë në letargji.
Letargjia fillon nga tetori deri në fillim të dhjetorit dhe zgjat deri në prill ose në maj.
Të tjera
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...
-
Nagip Krasniqi shkarkohet përfundimisht nga posti i kryeshefit të KEK-ut
Nagip krasniqi përfundimisht sot është shkarkuar nga Korporata Energjetike e ...
-
Kastrati për raportin e DASH-it: As Serbia në ëndrrat e saja më të mira nuk do të besonte se si pushteti i VV-së do të mund ta demolonte Kosovën në këto përmasa
Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e f...
-
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Në Universitetin e Prishtinës, sot është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dek...
-
Osmani: Në draftin e Asociacionit ka gjëra që mund të keqpërdoren, Kushtetuesja duhet t’i mënjanojë ato
Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e...
-
Musliu Shoshi: Kurti ka thënë se pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera, tani as nuk i takon familjarët e tyre
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ...