Portugalia do t’i dërgojë Ukrainës tanke Leopard

Autori: Gazeta inFokus
11:59 | 04 February 2023
Kryeministri portugez, Antonio Costa, ka thënë se Portugalia do t’i dërgojë Ukrainës disa tanke Leopard 2, pa e përmendur shifrën e saktë.
Sipas tij, Portugalia është në bisedime me Gjermaninë – vend prodhues i këtyre tankeve – për të siguruar pjesët e nevojshme që duhen për riparim të tankeve të dëmtuara Leopard që gjenden në inventarin e Portugalisë.
“Ne aktualisht jemi duke punuar për të eksportuar disa tanke”, ka thënë Costa për agjencinë e lajmeve Lusa.
“E di sa tanke do të dërgojmë, mirëpo kjo gjë do të bëhet publike në një kohë më të përshtatshme”.
Admirali António Silva Ribeiro, udhëheqës i forcave të armatosura portugeze, ka thënë muajin e kaluar se Portugalia ka 37 tanke Leopard 2, mirëpo në mediat lokale është raportuar se shumica prej tyre janë të dëmtuara.
Costa ka thënë se shpreson që riparimet të ndodhin shpejt, ashtu që tanket të dorëzohen në Ukrainë deri në fund të marsit.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë më herët gjatë javës se shteti i tij do të pranojë 120 deri në 140 tanke perëndimore, në “valën e parë” të dërgimit të tyre nga një koalicion prej 12 shtetesh.
Kievit i janë premtuar këto tanke për të luftuar pushtimin rus, i cili ka nisur më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Të tjera
-
Thirrje nga xhamitë për t’u bashkuar në marshin “Liria ka emër”
Në hytben e xhumasë nëpër xhamitë e vendit u bë thirrje për pjesëmarrje në ma...
-
Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë
ë Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të...
-
Të hënën nis gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, marsh do të ketë edhe në Hagë
Nga kjo e hënë do të gjykohet personi që e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë ...
-
Qeveria mban mbledhje, miraton Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
Qeveria e Kosovës këtë të premte në mënyrë elektronike ka mbajtur mbledhjen e...
-
Shkupi dhe Beogradi firmosin një sërë marrëveshjesh
Lehtësimi dhe përshpejtimi i qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve në vendk...
-
Hykmete Bajrami për Qeverinë Kurti: Dy vjet qeverisje, dy vjet arsyetim, dy vjet dështim
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, me anë të një videoporosie të publikuar ...
-
Franca dhe Gjermania kërkojnë një propozim të shpejtë për Asociacionin
Franca e Gjermania i kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë, që të zbatojnë marr...
-
Molliqaj: UÇK është guxim, jo kalkulim, mbrojtja e saj duhet të jetë mbi politikën ditore
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, kritikoi ashpë kryeministrin e Kosovës Albin ...
-
Qytetarët frikësohen se pas rritjes së çmimit të rrymës do të rriten edhe çmimet e artikujve
Një ditë pasi Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë vendosi shtrenjtimin...
-
Dy trena në Zvicër dalin nga shinat, raportohet për të lënduar
Një ngjarje terrori ndodhi sot në Zvicër kur dy trena dolën nga shinat, duke ...
-
Caktohet seanca, të martën Trump para gjyqit
Gjykata e New Yorkut ka bërë të ditur se të martën, ish-presidenti amerikan, ...
-
Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar...