Sport

Portieri provokon tifozët kundërshtar, për pak sa nuk e pëson keq (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 28 August 2017

Ndeshja Brest-Nancy, e vlefshme për kategorinë e dytë të futbollit francez, u bë papritur shumë e rrezikshme për futbollistët në fushë.

Portieri i skuadrës udhëtuese u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 2-1 të ekipit të tij dhe nuk ishte aspak dakord me këtë vendim të arbitrit.

Tifozët e Brestit nisën ta ngacmonin portierin pas kartonit të kuq dhe ai reagoi duke shqelmuar topin drejt shkallëve të stadiumit. Të indinjuar, ultrasit menjëherë “vërshuan” në fushë për të dhunuar portierin.

-Advertisement-

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së personelit të sigurisë në stadium dhe futbollistëve të tjerë, gjithçka përfundoi pa të lënduar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera