Lajme

Portali Kossev jep një version tjetër për rastin e Jabllanoviqit

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 05 June 2017

Portali KoSSev (i serbëve në Mitrovicën e veriut) ka publikuar sot një version tjetër për arrestimin e mbrëmshëm të Aleksandar Jabllanoviqit.

Sipas këtij varianti, Jabllanoviq as ka kërcënuar, as ka nxjerrë revolen, ndërsa pllakate kanë qenë duke ngjitur aktivistët e Partisë së Serbëve të Kosovës dhe jo ata të Listës Serbe (Srpska Lista).

Në fakt këta të fundit i kanë penguar ata të Serbëve të Kosovës, që ka qenë shkaku i sherrit që plasi, që rezultoi me arrestimin e Jabllanoviqit, transmeton Koha.net.

-Advertisement-

Raportohet se Jabllanoviq është liruar qysh mbrëmë.

Në çdo shoqëri demokratike ngjitja e pllakateve është pjesë përbërëse e fushatës parazgjedhore, ndërsa vetëm në Leposaviq kjo e drejtë “është e individëve”. Partisë së Serbëve të Kosovës, përkatësisht aktivistëve të Partisë sonë kjo e drejtë iu pamundësua nga ana e anëtarëve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS)”, – e kundërta e asaj që thonë Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën) në Qeverinë e Serbisë – plotësim ynë), kanë thënë në Partinë e Serbëve të Kosovës që drejtohet nga Aleksandar Jabllanoviq i arrestuar mbrëmë, sikurse edhe Komuna e Leposaviqit që udhëhiqet nga i ati i tij, Dragan Jabllanoviq.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë sulmuar, sipas aktivistëve të rinj të partisë së tij, që po ngjitnin pllakate, aktivistët e Listës Serbe janë sjellë me arrogancë, donin të shkaktonin incident, ka hequr pllakatet dhe kanë vjedhur nga automjeti gjithë materialin reklamues parazgjedhor – thonë informacionet e reja që kanë arritur sot.

Aleksandar Jabllanoviq është liruar dhe ndodhet në shtëpi me vendim të prokurorit kujdestar, ka kon firmuar për KoSSev sot herët në mëngjes zëvendësi i komandantit të Policisë së Kosovës për veriun, Besim Hoti, transmeton Koha.net.

Dhe ndërsa në një anë mbrëmë në raportet mediatike kishte informacione “Jabllanoviq ka ngrehur shulin e revoles ndaj aktivistëve të Listës Serbe”, Policia konfirmon – Jabllanoviq nën ndikimin e alkoolit”, “Jabllanoviq në arrati – së shpejti më gjerësisht”, “Policia konfirmon – Jabllanoviqit iu gjet revolja”, “Jabllanoviq bërtiti: Kjo nuk është Serbia, kjo është Kosopva”, por mbrëmë vonë, duke u mbështetur në shumë bashkëbisedues, RTV Mir lokal dha një verifikon krejt ndryshe të ngjarjes:

“Aleksandar Jabllanoviq është liruar mbrëmë. Meqë ishte nën ndikimin e alkoolit, është dashur të kalojë një periudhë e caktuar kohore, në mënyrë që në një gjendje përkatëse t’i merrej deklarata dhe më pastaj është liruar”, i tha KoSSev-it sot zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veriun, Besim Hoti.

“Unë nuk kam informacion nëse ai ka drejtuar revolen ndaj ndokujt, qoftë të ketë ngrehur shulin, ose ndokush tjetër”, citon Hotin ky portal. KoSSev raporton sot t’’u ketë drejtuar pyetje shtesë Komunës dhe Partisë së Serbëve të Kosovës, pas komunikatës së lëshuar mbrëmë.

“Djemtë që janë aktivistë të Partisë së Serbëve të Kosovës kishin filluar të ngjisin pllakate në rrethojën e pikës së karburantit. Ne po rrinim në ‘Monetenegro’ (kafene afër pikës së karburantit në qendër të Leposaviqit). Aty ishte edhe Aleksandar Jabllanoviq. Ndërkohë kanë ardhur këta nga Lista Serbe dhe kanë nisur të shkapin pllakatet dhe të sillen me arrogancë. Shihej se donin të provokonin incident”.

Jabllanoviq pas kësaj shkoi te aktivistët e vet dhe ndërkohë plasi përplasja verbale ndërmjet ithtarëve të Listës Serbe dhe atyre të Partisë së Serbëve të Kosovës.

“Kur arriti policia, ata (të Listës Serbe) u tërhoqën dhe u larguan me automjetin në të cilin ishte i gjithë materiali propagandues i Partisë së Serbëve të Kosovës, të cilin e kanë vjedhur. Brenda njëzet sekondash u larguan”, pohojnë disa njerëz që thonë se kishin qenë në vendin e ngjarjes.

Në dy komunikata të mbrëmshme vonë, edhe të Komunës së Leposaviqit edhe të Partisë së Serbëve të Kosovës theksohet së me këtë rast5 janë sulmuar edhe gratë.

Rikujtojmë, thuhet në raportimin e KoSSev-it, Zyra për Kosovën me shpejtësi, pas publikimit të titujve të parë nëpër medie, se Jabllanoviqi ka bërë gati revolen për të shtënë dhe se ndodhet në arrati, ndërkohë përmes një komunikate u ka bërë thirrje qytetarëve “të Kosovës e Metohisë të mos bien pre e provokimit të politikanëve të cilët i ka kandiduar Prishtina për të futur ngatërresa në popullin serb në krahinën tonë jugore”.

Po me këtë ton të ashpër dhe me fjalë të rënda, që mbrëmë përmes një komunikate urgjente përdori Zyra për Kosovën, si institucion i Qeverisë së Serbisë, që merret me çështjet e Kosovës dhe me ndihmë ndaj popullit serb në Kosovë e Metohi (të rikujtojmë: “Sulm rrugaç”, “Frikë paniku”, “Debakël”, “Imazh i njerëzve incidental dhe kriminogjen”, “Flirt politik”, “Shërbetërot i UÇK-së terroriste”, “Të përgjigjet para gjyqit të historisë”) sot herët në mëngjes është deklaruar edhe kabineti i kryetarit të kryetarit të komunës tjetër fqinje, të Mitrovicës së veriut, transmeton Koha.net raportimin e KoSSev-it

“Sulm ndaj aktivistëve të Listës Serbe” – “Hoqi gjithë maskën e klanit të familjes Jabllanoviq”, ndërsa sa i përket përdorimit të armës së zjarrit në Leposaviq si kërcënim ndaj qytetarëve, thekson se “më parë është sjellje prej kauboji se e një kandidati në zgjedhjet dhe e përfaqësuesve potencialë të qytetarëve”. Është e rrezikshme, shtojnë këta të komunës së Mitrovicës veriore, se “qoftë edhe një votë u shkon këtyre njerëzve” , ndërsa policisë dhe prokurorisë iu bëhet thirrje që në “përputhje me ligjin të procedohet rasti”.

Këto kohë të vështira serbëve u duhen liderë të përgjegjshëm dhe jo “revolveristë”, thuhet në komunikatën e kabinetit të kryetarit të komunës së Mitrovicës.

Në Kosovë është në zhvillim e sipër fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat merr pjesë edhe Lista Serbe si dhe Partia e Serbëve të Kosovës, që udhëhiqet nga Aleksandar Jabllanoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera