Lajme

Port-Durrës, sekuestrohen 4.6 kg marijuanë e lëngshme

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 24 July 2017

Policia  e Durrësit ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në portin e Durrësit, ku është sekuestruar 4.6 kg përzierje lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë, në gjendje të lëngët.

Ndërkaq, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit ku u gjet droga, Pashk Kola, 28 vjeç nga Lezha.

Gjatë kontrollit në port të mtjetit të tij, furgon tip Fiat, pas një analize të hollësishme risku dhe verifikimeve të tjera nga specialistët e kontrollit të vijës së dytë dhe skanimit të mjetit, në derën e shoferit u gjet lënda narkotike.

-Advertisement-

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal./Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera