Lajme

Porositë e Scholz në Prishtinë, ‘The Washington Post’ ia kujton se Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja nuk përparoi për 11 vjet

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 10 June 2022

“The Washington Post” i ka dedikuar një artikull qëndrimit të kancelarit gjerman Olaf Scholz, të premten, në Prishtinë dhe porosive të tij nga Kosova.

Në artikull, mediumi amerikan tregon se Kancelari gjerman Olaf Scholz, nga Prishtina, i kërkoi Kosovës dhe Serbisë të premten një angazhim të qartë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike “për mosmarrëveshjen e tyre të gjatë mbi pavarësinë e Kosovës”.

Tutje, gazeta e njohur amerikane thekson se “Bisedimet e normalizimit të marrëdhënieve [Kosovë-Serbi] të ndihmuara nga Bashkimi Evropian filluan 11 vjet më parë”.

-Advertisement-

“Por patën pak ndikim dhe tensionet midis ish-kundërshtarëve në luftë mbeten”, thekson mediumi amerikan, në artikullin e titulluar “Scholz i Gjermanisë i kërkon Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen për dialog“.

Aty tregohet se Scholz, nga Kosova, si ndalesë e parë, nisi një vizitë disa ditore në Ballkanin Perëndimor, ku tha se lufta e Rusisë në Ukrainë e bëri stabilitetin e rajonit edhe më të rëndësishëm.

“Është e qartë se një marrëveshje përfundimisht duhet të sqarojë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse nuk mund të imagjinohet që dy vende që nuk e njohin njëri-tjetrin të bëhen anëtarë të BE-së”, tha Scholz në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Mediumi amerikan raporton edhe për deklaratën e Kryeministrit Albin Kurti i cili sot në konferencë me kancelarin gjerman tha se Kosova do të aplikojë për statusin e kandidatit në BE, gjë që e kanë bërë së fundi edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Kurti e përshkroi anëtarësimin në BE si “e ardhmja e vetme”, raporton The Washington Post.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera