Fokus

Porosia e Imzot Dodë Gjergjit për Krishtlindje

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 24 December 2018

Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, ka dërguar një mesazh urimi për Krishtlindje 2018.

Në urimin e tij ai i është drejtuar të gjithë meshtarëve, rregulltarëve e rregulltareve, vëllezërve e motrave në fe  dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë duke theksuar që në fillim se ky vit ishte i mbushur me kremtime intensive si vit i Gjergj Kastriotit Skëndërbeut.

Në mesazhin e tij të urimit, Imzot Dodë Gjergji bëri thirrje që para së gjithash të zgjedhet dialogu mes njëri-tjetrit,sepse është rruga e duhur drejt të mirës së përbashkët.

-Advertisement-

“Vëllezër dhe motra, nëse Hyji s’ka pasur frikë të dialogoi me botën, aq më pak duhet të kemi frik ne të dialogojmë me njëri-tjetrin, në familje e në shoqëri, ndërmjet familjeve, partive dhe popujve. Dialogu është parakusht i paqes, pajtimit dhe të mirës së përbashkët. Buron nga vullneti i mirë dhe dëshira për të ardhmen më të mirë të të gjithëve. Këndej, askush nuk duhet të ndihet i lodhur nga dialogu dhe askush nuk duhet ta keqpërdor apo ta mohoj nevojën për të” tha Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë urim gjithashtu ai këshilloi që të kemi kujdes për ta ruajtur atë që kemi arritur si shtet gjeneratë pas gjenerate.

“Dëshiroj që në këto ditë Krishtlindjesh të ftoj  popullin tim shqiptar, kudo që jeton, të jetë i vetëdijshëm se udhëtimi shekullor i popullit tonë drejtë kthimit në familjen e popujve të qytetëruar ka qenë tejet i vështirë. Kjo që gëzojmë sot, është arritur me mundë, djersë e gjak të shumë gjeneratave. Këndej, duhet të kihet kujdes që as një dështim i yni ose padrejtësi që na bëhet, të mos e rrezikojë bashkëudhëtimin tonë drejtë të ardhmes me popujt e Evropës dhe Rajonit, sepse e dimë mirë  se si kemi  pësua kurë kemi gabua” shkruan ai.

Ndër të tjera ai bëri ftesë edhe për të gjithë popujt e Europës që të kenë kujdes e të mos jenë të padrejtë me popullin shqiptar.

“Ftoj edhe popujt e Evropës, sido që janë të organizuar në institucionet shoqërore, politike dhe ekonomike, që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim te ne shpatarët. Ne, nuk na befason padrejtësia, sepse jemi të mësuar më të, në të kaluarën. Ne, sot shpresojmë në drejtësi dhe barazi,  në mesin e popujve. Mbi gjitha, popujt e Evropës, nuk duhet ta shohin popullin tim si rrezik, por si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit vet. Sidomos ftoj popujt e Rajonit që të mos thurin plane për të ardhmen duke na përjashtuar neve, por të përpiqen se bashku me ne, të arrijmë paqen, të ardhmen ma të birë dhe integrimin në familjen europiane” thuhet në urimin e tij. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera